Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehet optimist se brenda një kohë shumë të shkurtër do të identifikohen medikamentet për koronavirusin. Deri atëherë, është shumë e rëndësishme që të qëndrojë në shtëpi, thekson Panariti.
Panariti theksoi:
“Koha është aleate në luftën ndaj COVID – 19! Pa asnjë dyshim! Kush reziston, shpëton dhe fiton! Prandaj, fitoni kohë, duke ulur sa më shume probabilitetin e infektimit nëpërmjet masave të karantinimit, izolimit, në këtë periudhë konfuzioni, stresi dhe paqartësie. Ja perse! Ju thashë se është çështje javësh deri sa të identifikohen medikamentet të cilat bllokojnë në mënyre të efektshme shumëzimin e koronavirusit në trupin tonë.
Prandaj, ruhuni sa të mundeni në këtë kohë që të mos mbeteni të zbuluar deri sa të hidhen në treg këto preparate.. Kush duron, shpëton dhe fiton! Brenda një kohe rekord në muajin shkurt, shkenca zbuloi strukturën dhe konfigurimin e proteinës “kunj” të virusit korona.. Eshtë ky “kunj” i grupuar në formacione treshe që i ngjajnë një kurorë (corona), i cili pushton qelizat tona duke i marrë ato “peng” dhe eliminuar pasi ti kenë shërbyer virusit për t’u shumëzuar.
Prandaj të gjitha përpjekjet po bëhen për të nxjerrë jashtë funksioni këtë “kunj”. Tani që kërkuesit e zbuluan dhe e njohin përbërjen dhe konfigurimin e këtij “kunji”, po bëhen përpjekje për të gjetur “bllokuesin” e tij. Janë identifikuar nëpërmjet një super kompjuteri, i cili krahason matricën e kunjit viral, me matricat e lendeve potencialisht të lidheshme me të , rreth 77 substanca bllokuese të këtij kunji pas testimit të mbi 8000 prej tyre. Mbeten provat eksperimentale konfirmuese dhe se shpejti kemi armë ne dore. Ndërkohe ruhuni sa të mundeni dhe si të mundeni”, tha Panariti.
Diskutime rreth kësaj post