• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet vendimi, ja si do të shpërndahen në shtëpi barnat, pensionet, ndihma ekonomike dhe ushqimet, kategoritë që përfitojnë

20 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbardhen procedurat që do të ndjekë qeveria për të ndihmuar shtresat në nevojë që e ke kanë të pamundur të lëviznin për shkak të situatës së Covid-19. Deri më tani është folur për të moshuarit që do të marrin pension në shtëpi, por ka dhe kategori të tjera që do të përfitojnë mbështetje.

Gazeta “Sot” ka siguruar vendimin Nr.236, datë 19.3.2020 “Për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga Covid-19”, i cili tregon gjithë procedurat që do të ndiqen.

Një nga masat e marra nga qeveria do të jetë se të gjithë personat që marrin asistencë sociale, përveç pagesave mujore do të përfitojnë produkte ushqimore e joushqimore dhe ilaçe. “Ofrimi i asistencës, sipas këtij vendimi, do të konsistojë në dërgimin e pagesave mujore që subjektet përfitojnë nga programi i mbrojtjes sociale nga sigurimet shoqërore dhe në dërgimin e produkteve, ushqimore e joushqimore, minimale, barnave të rimbursueshme dhe atyre me kërkesë, për përballimin e situatës apo në kryerjen e furnizimeve me produktet e mësipërme, për llogari të tyre”, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria.

Përcaktimi i masës së produkteve, ushqimore dhe joushqimore, minimale, dhe i llojit të ndihmës kryhen me vendim të Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës, të ngritur për këtë qëllim, sipas përcaktimit të pikës 11, të këtij vendimi. Shtresat në do të përfitojnë do të jenë të gjithë ata që nuk kanë familjarë të aftë për punë. Grupet e kësaj shtrese janë: Familjet/individët në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike; personat me aftësi të kufizuara; personat, të cilët përfitojnë pension pleqërie. Gjithashtu qeveria do të ndihmojë edhe familjet të cilat janë në nevojë dhe të pastrehë e familjet që kanë humbur banesën nga tërmeti.

Prefekturat, bashkitë, me kërkesën e Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës, Shërbimi Social Shtetëror dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të përpilojnë listat e subjekteve përfituese, sipas këtij vendimi, brenda 3 (tre) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Listat, sipas kësaj pike, do t’i dërgohen në rrugë elektronike Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila bën verifikimin e përbërjes familjare të personave të listuar dhe ia dërgon Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës. Ky komision do të verifikojë listat, do të bëjë rekomandimet përkatëse dhe më pas do i konfirmojë prefektëve të qarqeve, kryetarëve të bashkive, Shërbimit Social Shtetëror dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Pas konfirmimit të listave, prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive do ngrenë komisionet e mbrojtjes civile dhe marrin të gjitha masat me personelin e tyre, si dhe me shërbimin e vullnetarëve për dërgimin e produkteve, ushqimore dhe joushqimore, te shtresat në nevojë, sipas këtij vendimi. Për asistencën ndaj shtresave në nevojë do të angazhohen dhe Forcat e Armatosura, të cilat do të koordinojnë punën me komisionet e mbrojtjes civile, në qarqe dhe bashki. Zonat dhe niveli i angazhimit do të përcaktohen me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, sipas vendimit të marrë nga qeveria pagesat mujore që përfitojnë këta persona do ti dërgohen në shtëpi me anë të shërbimit postar, në bazë të listave të konfirmuara.

Kategoritë e plota që do të përfitojnë:

a) personat/familjet, të cilët nuk kanë familjarë të aftë për punë në njësinë administrative ku jetojnë, dhe që bëjnë pjesë në grupet, si më poshtë vijon:

i. Familjet/individët në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike;

ii. Personat me aftësi të kufizuara;

iii. Personat, të cilët përfitojnë pension pleqërie.

b) personat, të cilët, pavarësisht përbërjes familjare dhe vendndodhjes së saj, bëjnë pjesë në grupet, si më poshtë vijon:

i. Familjet/individët në nevojë, të cilët janë të pastrehë;

ii. Familjet që kanë humbur banesën për shkak të tërmetit.

Paraardhëse

Qytetarët nuk binden, Pëllumb Pipero paralajmëron shtrëngim të masave: Skenari italian s’është larg

Pasardhëse

“Kush reziston, shpëton dhe fiton!”, ish-ministri tregon se sa mund të vonojë zbulimi i ilaçit kundër koronavirusit

Pasardhëse

“Kush reziston, shpëton dhe fiton!”, ish-ministri tregon se sa mund të vonojë zbulimi i ilaçit kundër koronavirusit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.