• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Njëri pacient me koronavirus është më rëndë”, Zëri i Amerikës: Ja çfarë po ndodh në Shqipëri

16 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e shëndetësisë bëri sot të ditur se u ngjit në 51 raste numri i qytetarëve të prekur nga Covid-19, nga 42 që ishte dje. Nga 31 teste tek persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, në 24 orët e fundit u konfirmuan kështu edhe 9 raste të reja me COVID-19. Rastet e reja u shtuan 8 në Tiranë dhe një në Fier.

Tirana ka sot 34 raste nga 26 që ishin dje, Fieri ka 6 raste nga 5 që ishin dje, Durrësi ka 5 raste, ndërsa Lushnja, Elbasani, Rrogozhina me nga 2 raste përkatësisht.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha sot se në Spitalin Infektiv janë shtruar 20 persona nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina.

Tre prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja, një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të qëndrueshme.

Janë testuar gjithsej deri tani 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë 51 raste me COVID-19.

Zonja Rakacolli shtoi se nga testimi i personelit shëndetësor dolën pozitivë me COVID-19 edhe 4 punonjës në spitalin “Shefqet Ndroqi”, një mjek dhe 3 infermierë. Ata kanë qenë në kontakt me një pacient, i cili u vizitua nga një i afërm i tij, që vinte nga Italia, por nuk e deklaroi këtë fakt.

Pacienti i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili u infektua nga i afërmi dhe më pas ua kaloi virusin 4 punonjësve të shëndetësisë, tashmë është transferuar në Spitalin Infektiv.

Mjeku dhe 3 infermierët e Spitalit “Shefqet Ndroqi” që rezultuan pozitiv, janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

Ministria e shëndetësisë u kërkoi qytetarëve të mos shkojnë nëpër spitale për vete apo për vizita tek të afërmit, të moshuarit të mos dalin nga banesat, ndërsa ata që testohen duhet të tregojnë saktë nëse kanë udhëtuar jashtë vendit ata ose familjarë të tyre, që të mos rrezikojnë personelin shëndetësor.

Qeveria miratoi një akt normativ me masa të posaçme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Masat që u zbatuan në Tiranë e Durrës këtë javë do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Shqipëria ka bllokuar sot të gjithë pikat kufitare dhe udhëtimet me vendet fqinje, si dhe ka bllokuar gjatë fundjavës qarkullimin rrugor, baret, restorantet dhe ka mbyllur sistemin arsimor dhe të gjithë objektet, stadiume, kinema ku ka grumbullime masive të qytetarëve.

Paraardhëse

Vjen lajmi i mirë nga vendi fqinj me ne, shërohet plotësisht pacientja e parë me koronavirus

Pasardhëse

Specialisti i famshëm i sëmundjeve infektive: Lajmi më i keq nuk është më koronavirusi. Kjo është ajo që më tmerron më shumë

Pasardhëse

Specialisti i famshëm i sëmundjeve infektive: Lajmi më i keq nuk është më koronavirusi. Kjo është ajo që më tmerron më shumë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.