• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Dokumenti sekret britanik: Koronavirusi do të zgjasë deri në pranverën e 2021. Ja kur do të rikthehet

16 March, 2020
në Botë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Epidemia e koronavirusit pritet të zgjasë më shumë seç është menduar fillimisht. Media britanike, The Guardian, zbulon se një dokument sekret i Shëndetit Publik Britanik, parashikon që koronavirusi do të vijojë të qarkullojë edhe për 12 muaj të tjerë dhe se rreth 80% e popullësisë në Britani, mund të infektohen nga ky virus. Sipas këtij dokumenti, koronavirusi mund të zgjasë deri në pranverën e vitit 2021.

Sipas ekspertit britanik, Paul Hunter, një Profesor mjekësie në Universitetin e East Anglia, Covid-19 pritet të reduktohet gjatë periudhës së verës dhe të rikthehet në nëntor, siç ndodh zakonisht me gripin e stinës, çka sugjeron se koronavirusi i shfaqur fillimisht në Wuhan të Kinës, pritet të jetë mes nesh për më shumë kohë, se sa është menduar.

Nëse vdekshmëria e virusit do të jetë 1% dhe 80% e popullatës do të infektohet, atëherë mendohet se 530 mijë persona do të humbasin jetën në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke qenë se virusi mund të rikthehet në muajt e dimrit dhe vaksina nuk pritet të krijohet deri pas 18 muajsh, qeveritë në mbarë globin, duhet të krijojnë plane afatgjata, për ta menaxhuar virusin.

Këto të dhëna, duket se janë edhe arsyeja përse Mbretëria e Bashkuar po adopton një tjetër politikë në raport me vendet e tjera, duke mos aplikuar ende masa radikale, sepse kjo mund të sjellë lodhjen e popullatës dhe në finale, izolimi i qytetarëve në shkallë të gjerë, mund të mos jetë efektive.

Mendohet se virusi do të ketë periudhën kulmore pas 14 javësh, do të reduktohet gjatë verës dhe do të rikthehet në muajt e dimrit.

Deri në këto momente, pas Kinës, Covid-19 ka goditur mjaft rëndë Italinë, ku kanë ndërruar jetë 1809 persona dhe janë infektuar mbi 20 mijë persona. I gjithë vendi është shpallur një zonë e kuqe dhe është karantinuar.

Këto masa radikale janë marrë edhe në Shqipëri, ku deri në këto momente, janë infektuar 42 persona dhe ka ndërruar jetë një e moshuar. Ende pritet që qeveria shqiptare të bëjë publike, planin afatgjatë, për luftën ndaj Covid-19, i cili me sa duket do të vijojë për një kohë të gjatë dhe kërkon një plan për t’u menaxhuar, në raport me sistemin shëndetësor dhe ekonominë.

Paraardhëse

Alarmi në Lombardi: Jemi pranë pikës ku nuk ka kthim

Pasardhëse

“Kemi të shtruar 20 motra e vëllezër”, Rama jep detajet: Ja çfarë moshe kanë të prekurit me koronavirus në Shqipëri, 3 janë në reanimacion

Pasardhëse

“Kemi të shtruar 20 motra e vëllezër”, Rama jep detajet: Ja çfarë moshe kanë të prekurit me koronavirus në Shqipëri, 3 janë në reanimacion

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.