• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Rrëfimi i pacientit: Ja si ndjehesh kur ke koronavirus

14 March, 2020
në Sport
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një nga pacientët e parë me koronavirus në Skoci ka folur në lidhje me eksperiencën e tij me sëmundjen. Pacienti me Covid-19 i tha BBC se ai donte të ofronte siguri për shumicën e njerëzve që pritet të shërohen plotësisht.

Ai u diagnostikua me Covid-19 rreth 10 ditë më parë pasi nisi të kishte temperaturë pas një udhëtimi në Itali. Burri rreth të 50-ave u trajtua në izolim në një spital skocez dhe tani është shëruar plotësisht.

Ai i tha BBC se kishte udhëtuar në Itali për të parë ndeshjen e kombëtares skoceze të regbisë. Ai shkoi në Milano, Pisa, Firence dhe Luca. Në fund u vendos në Romë ku kaloi katër net.

“U ktheva më 25 shkurt për shkak se vendi ishte një zonë e kategorisë dy. Kur u ktheva, nuk kishte ndonjë kufizim të veçantë”.

“Nuk ndjeja simptoma. Isha komplet mirë dhe shkova në punë të mërkurën dhe të enjten. Më vonë të enjten në mbrëmje, nisa të ndjeja sikur po më afrohej gripi. Kisha pak temperaturë dhe pak dridhje, por simptoma më e madhe ishte dhimbja, sidomos në këmbë”.

“Kisha temperaturë, e cila zgjati përgjatë natës të enjten. Nuk fjeta mirë”.

Bazuar te udhëzimet e NHS, ai telefonoi numrin 111 për këshilla. Ata e udhëzuan që të shkonte te spitali të premten në mëngjes, ku u testua me mostra në fyt dhe hundë.

“Të dielën në mbrëmje doli rezultati pozitiv dhe u shtrova në spital. Nga ajo pikë isha subjekt i testimeve të gjakut dhe të pështymës çdo ditë”.

Por ai tha se nga ai moment, simptomat e tij nuk u zhvilluan më tej.

“Në kohën kur shkova në spital, ndjehesha mirë. Simptomat e buta të gripit u zhdukën. Nuk më dhimbnin më këmbët, nuk kisha temperaturë, as kollë dhe as bllokim të frymëmarrjes”.

Pacienti mbeti në izolim për tetë ditë dhe doli nga spitali të hënën, pasi dy testime në hundë rezultuan negative për Covid-19.

“U ndjeva mirë. Simptomat u larguan brenda tre ose katër ditësh. Por e mirëkuptova arsyen e izolimit, nisur nga fakti se isha pozitiv me Covid-19”.

Ai tani është kthyer në punë tani, por edhe kur ishte në spital punonte.

Pacienti i kërkoi BBC që të tregonte historinë e tij në mënyrë që njerëzit të mos kalojnë në panik për shkak të ekspozimit ndaj sëmundjes. Ai tha se ndërsa për disa virusi mund të jetë më serioz, për shumicën e njerëzve është një sëmundje e butë.

“Mendoj se jam normal. Shumica e njerëzve do përjetojnë atë që kam kaluar unë. Është diçka e shkurtër dhe shërohesh plotësisht. Kështu duhet ta shohin njerëzit”.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të lexojnë këshillat e profesionistëve të shëndetit.

“E di se ka shumë njerëz që janë të shqetësuar, por nëse i ndjekim mirë këshillat, sidomos sa i përket vetëizolimit në veçanti, ka një shans real që të kufizojmë shpërndarjen e kësaj sëmundje”.

Paraardhëse

Vetëm 130 km nga Kina, ja si e izoloi Tajvani me masat më të rrepta koronavirusin

Pasardhëse

Koronavirusi, avionët kthehen në ajër, Spanja shënon shifra rekord

Pasardhëse

Koronavirusi, avionët kthehen në ajër, Spanja shënon shifra rekord

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.