• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flet shefja e Epidemiologjisë: Ja ç’po ndodh me 14 të afërmit e të infektuarve me koronavirus

9 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Egena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, duke folur për dy personat e infektuar me koronavirus gjatë intervistës për Euronews Albania, tha se, janë dhe 14 persona të tjerë të afërm të tyre që po mbahen nën vëzhgim.

Tomini u shpreh se, prej tyre tetë persona dy të infektuarit babë e bir, kanë pasur kontakt të ngushtë. Për të gjithë këta persona, ISHP po kryen teste për të kontrolluar nëse janë infektuar nga 28-vjeçari i ardhur nga Firence e Italisë më 26 shkurt përmes pikës kufitare të Muriqanit. Shefe e epidemiologjisë theksoi se do të nevojiten dhe disa orë për nxjerrjen e përfundimeve dhe me shumë gjasa rezultatet do të bëhen publike në mesnatë.

Ndërsa priten rezultatet për rrethin e ngushtë të dy të infektuarve, 14 prej tyre janë vetë izoluar, por sipas Tomini deri tani “asnjë prej tyre nuk paraqet shenja klinike për të kërkuar shërbim për t’u shtruar në spital”.

E pyetur se deri në sa persona mund të arrijë rrethi i njerëzve me të cilët babë e bir kanë pasur kontakt, Tomini tha se bëhet fjalë për 20 deri në 25 persona, për të cilët hetimi epidemiologjik vijon. Pavarësisht se të riut të kthyer nga Italia i është këshilluar që të vetë izolohet, ai nuk e ka respektuar këtë gjë.

“Në pikën kufitare të Muriqanit është skeduar si person që ka ardhur nga zona e personave të prekur. Të gjithë udhëtarët që vijnë nga Italia, monitorohen. Nuk ka pasur temperaturë në kufi, por është skeduar. Është këshilluar për vetë izolim. Prandaj bëjmë thirrje për bashkëpunim, tani do të ketë penalizime për këtë. Ka kryer vetë izolim të pjesshëm dhe vetëm kur ka shfaqur shenja klinike ka kërkuar ndihmë”, u shpreh znj. Tomini.

Ndonëse deri tani janë identifikuar vetëm dy persona të infektuar me koronavirus, shefja e epidemiologjisë në ISHP, tha se, “në të gjitha pikat kufitare janë skeduar një numër mjaft i madh njerëzish që kanë ardhur nga zonat e prekura”.

Duke folur për pikëpyetjet e ngritura mbi kapacitetet që ka Shqipëria për të përballur përhapjen e virusit, Tomini bëri të ditur se, ka një kapacitet prej 155 respiratorë. Nga ana tjetër theksoi se, “vetëm 2% e totalit të pacientëve të prekur mund të kërkojnë terapi të oksigjenuar”.

Për personat që mund të dyshojnë se janë prekur nga coronavirusi, shefja e Epidemiologjisë tha se simptomat janë të ngjashme me gripit dhe vetëm nëse ato zgjasin më shumë se 48/72 orë atëherë duhet kërkuar ndihmë në nr. 127.

Paraardhëse

Nga shfaqja e simptomave deri tek analizat, flet mjeku i njohur: Si u zbulua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri

Pasardhëse

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve

Pasardhëse

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.