5 vite më parë moderatorja e njohur Arbana Osmani u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushi që moderatorja e pagëzoi me emrin shqiptar Jon.
Dhe ditën e sotme vogëlushi Jon feston ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë nuk mund të mungonte urimi i ëmbël i mami Arbanës.
Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram ajo ka publikuar një foto pranë djalit të saj, ku shihen me tollumbaca nëpër duar dhe me një buzëqeshje në fytyrat e tyre.
“Çdo ditë me ty është festë jeta ime! Zoti e di sa shpirt të kam! Gëzuar ditëlindjen bekimi im më i madh, zemra ime është plot”, shkruan moderatorja.
Të gjithë e kemi parë në postimet e Arbanës që Joni është një ndihmë shumë e madhe për mamin.
Ai kthehet në një shef të vogël kuzhine duke e ndihmuar atë në përgatitjen e ushqimeve aq të shijshme.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post