• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“U infektua në Shqipëri, në Firence nuk ka asnjë rast”, harta nxjerr ‘blof’ Sali Berishën (FOTO)

9 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në Firence të Italisë nuk ka koronavirus, dhe sipas tij, këto 2 raste që u shfaqën në Shqipëri janë raste që janë infektuar brenda vendit. “Edvin Çekapi dhe Ndrikull Hajnia mashtrojnë shqiptarët! Në Firence nuk ka asnjë rast me koronavirus!

Shpallin të importuar dy rastet me koronavirus të ardhur 10 ditë më parë nga Firence. Ndërkohë që edhe sot në Firence nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe në Shqipëri janë të paktën 3 vdekje nga sëmundje infektive mushkërore superakute, për të cilat ekzistojnë të gjitha dyshimet se ishin vdekje nga koronavirusi të fshehura.

Kështu që ekziston çdo mundësi që rastet të jenë infektim brenda vendit.

Shtoj këtu se gjatë nje muaj janë bërë gjithsej 53 të dyshuarve analiza për koronavirus, ndërkohë që janë bërë më shumë konferenca shtypi trillimi dhe mashtrimi nga Ndrikull Hajnia dhe zëdhënësit e tjerë të Edvin Çekapit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kriminal dhe të papërgjegjshëm të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë ndaj kësaj epidemie me vdekshmëri të lartë.

Këta të papërgjegjshëm vetëm sot ndërprenë fluturimet me Italinë e Veriut, ndërkohë që vetë Italia ka izoluar me ushtri ato zona dhjetëra ditë më parë.

Po kështu Shqipëria sot është i vetmi vend në botë me një qendër të vetme për analizën e koronavirusit. Ky është një krim i vërtetë shtetëror i bërë me PPP e Edvin Çekapit dhe ndrikull Hajnisë!

Përveç këtyre, për analizat për koronavirus nuk ka pasur dopio- kontroll çka e bën shumë të dyshimtë vërtetësine e tyre.

Së fundi, asnjë përgatitje serioze nuk është bërë për përballimin me sukses të epidemisë. Mungojnë për publikun maskat, dizinfektantë etj etj.

Ju bëj thirrje qytetarëve, pa rënë aspak në panik, të respektojnë rregullat tashmë të publikuara në media për mbrojtje vetjake nga infeksioni!” – shkruan Berisha.

Harta që tregon situatën në Firence

Por sipas hartës së situatës me koronavirusin në Itali, edhe zona e Firences është e prekur nga Covid-19.

Sipas kësaj harte, në datën 8 mars 2020, në rajonin e Firences kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 39 persona.

FOTO:

Paraardhëse

Mbërritja e koronavirusit në vendin tonë, Basha u bën apel mjekëve

Pasardhëse

Nje medikament jep rezultate ndaj koronavirusit? Ja çfarë tha zyrtari i OBSH

Pasardhëse

Nje medikament jep rezultate ndaj koronavirusit? Ja çfarë tha zyrtari i OBSH

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.