• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Situata është dramatike”, flet shqiptarja që jeton në Milano: Të gjithë jemi mbyllur nëpër shtëpi pasi në spitale s’ka vende për terapi intensive

9 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qytetarja shqiptare, Lydra Arkaxhiu, që jeton në Milano të Italisë, tha në një lidhje telefonike për “News24” se situata në vendin fqinj është dramatike nga koronavirusi.

Ajo deklaroi se prej ditësh është e mbyllur në shtëpi dhe askush nuk lejohet të dalë, qoftë për një shëtitje normale apo për të takuar familjarë e të afërm.

Sipas saj, spitalet në Milano janë të tej mbushur dhe nuk ka vende më për terapi intensive. Madje, siç theksoi Arkaxhiu, edhe funeralet janë të mbyllura dhe nuk lejohet të bëhet as meshë dhe as të marrë pjesë njeri.

Intervista:

Si është situata sot në Milano?

Situata në këto ditë në Milano me thënë të drejtën është dramatike. Unë jam në shtëpi, që prej ditës kur bëmë lidhje bashkë. Kemi urdhrin të mos dalim, po punojmë nga shtëpia. Me dekretin e fundit të qeverisë, që u firmos në 3 të mëngjesit, situata është bërë edhe më e vështirë, më dramatike. Kemi anuluar edhe daljet normale, takimet me familjarët. Nuk ka më vende për terapi intensive në Milano, është mbushur.

Cilët njerëz janë në punë aktualisht në Milano?

Transportet funksionojnë, trenat kanë ulur numrin e udhëtimeve, ata janë bosh. Metropolitana funksionon, me shumë pak njerëz. Dyqanet, baret, supermarketet janë të hapura, por me orare. Baret 8-6, nuk mund të pish kafe te banaku, por je i detyruar të ulesh. Dje në Milano lejoheshin të futeshin në supermarkete vetëm grupe me 20 veta. Kur je brenda në supermarket, është gjithmonë zëri që të thotë të mbash distancë.

Si është ndjekur procedura për përcjelljen e viktimave në banesën e fundit?

Sa i përket viktimave nga koronavirusi, ose dhe që s’janë nga koronavirusi, funeralet janë komplet të bllokuar. Me dekretin e fundit komplet kishat janë të mbyllura për funerale dhe çdo gjë, edhe për meshat. Meshat do të bëhen pasi të ketë kaluar kjo situatë emergjence, nuk ka asnjë lloj ceremonie për viktimat. Edhe personat më të afërt duhet të mbajnë distancën në momentet e varrimit. Është diçka e jashtëzakonshme. Rregullat janë shumë të rrepta. Nuk ekziston funerali në këto momente.

A ke dijeni për shqiptarë që kanë ndërruar jetë në Itali nga koronavirusi?

Jo. Këtu jepen vetëm numrat dhe zonat ku ka viktima, jo informacione të tjera.

Paraardhëse

Alarmi i prekjes nga koronavirusi, reagon ministrja Shahini dhe del me paralajmërimin e rëndësishëm

Pasardhëse

“Ky është këshilltari më i keq i mundshëm në këtë situatë të pazakontë”, Rama ngre alarmin e kuq për koronavirusin dhe ka një lutje për gjithë qytetarët

Pasardhëse

“Ky është këshilltari më i keq i mundshëm në këtë situatë të pazakontë”, Rama ngre alarmin e kuq për koronavirusin dhe ka një lutje për gjithë qytetarët

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.