• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga Rudina Hajdari, tek Murrizi e Gjuzi, ja deputetët e opozitës që votuan kundër Anti-KÇK

6 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi dhe miratoi dje me 89 vota proaktin special normativ të qeverisë, për goditjen e njerëzve të krimit përmes bllokimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve të forta ekonomike.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se akti normativ anti-krimi ishte fytyra e vërtetë e qeverisë.

Por, jo të gjithë deputetët e Kuvendit e kanë mbështetur nismën e përkohshme të qeverisë për goditjen e krimit.

Nga procesverbali i votimit i siguruar nga Shqiptarja.com, rezulton se 17 deputetë, të gjithë të opozitës, kanë votuar kundër paketës anti-krim.

Ata janë Fatjona Dhimitri, Korab Lita, Halit Valteri, Zef Shtjefni, Adriatik Alimadhi, Majlinda Halilaj, Krenar Rryçi, Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, Arlind Çarçani, Andi Permeti, Suzana Topi, Lefter Maliqi, Besnik Troplini, Artur Roshi, Kujtim Gjuzi dhe Erion Piciri.

Tre deputetë, sipas procesverbalit të votimit, kanë abstenuar. Ata janë Gjetan Gjetani, i përjashtuar nga Partia Socialiste, si dhe deputetët Kostaq Papa dhe Enada Kapllani.

Ndërkaq, kanë qenë të pranishëm në seancë dhe nuk kanë votuar deputetët Myslim Murrizi dhe Arben Elezi.

Tre deputetë të Partisë Socialiste nuk kanë qenë të pranishëm në seancë për t’u shprehur me votë për aktin normativ. Ata janë Senida Mesi, Fatmir Xhafaj dhe Lindita Nikola.

Në seancë nuk kanë marrë pjesë as deputetë Edlira Hyseni, Ligoraq Karamelo, Elda Hoti, Amra Barova, Ylli Shehu, Alban Zeneli, Nikolin Staka dhe Lefter Koka.

Qeveria e depozitoi aktin normativ në Kuvend në 3 shkurt të këtij vitit. Sipas nenit 101 të Kushtetutës, Kuvendi kishte vetëm 45 ditë afat për ta miratuar, në të kundërt akti normativ e humbiste fuqinë.

Ndërkaq, në raportin që Komisioni i Ligjeve ka dërguar në seancë për votimin e nismës ligjore, thuhet se ky akt nuk cënon të drejtat dhe liritë e shtetasve, përkundrazi, qëllimi i këtij akti është një interes madhor publik, rendi dhe siguria publike. Sipas raportit, duke goditur korrupsionin, krimin e organizuar dhe veprat penale të rënda në bazën e tyre, që është paraja, kjo garanton suksesin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave të rënda penale. “Nuk mjaftojnë masat që kemi, prandaj është i nevojshëm ky akt dhe të gjitha bashkë shkojnë në mënyrë komplementare për një qëllim të vetëm, garantimin e suksesit të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit”, thuhet në raport.

Votuan kundër paketës anti-krim

1. Fatjona Dhimitri

2. Korab Lita

3. Halit Valteri

4. Zef Shtjefni

5. Adriatik Alimadhi

6. Majlinda Halilaj

7. Krenar Rryçi

8. Ralf Gjoni

9. Rudina Hajdari

10. Arlind Çarçani

11. Andi Permeti

12. Suzana Topi

13. Lefter Maliqi

14. Besnik Troplini

15. Artur Roshi

16. Kujtim Gjuzi

17. Erion Piciri

Abstenuan

1. Gjetan Gjetani

2. Kostaq Papa

3. Enada Kapllani

Nuk votuan

Myslim Murrizi

Arben Elezi/shqiptarja

Paraardhëse

Mjeku Pipero: Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri

Pasardhëse

Fjalimi në Kuvend që po thyen rrjetin, deputeti i listës ‘Basha’ habit me deklaratën (VIDEO)

Pasardhëse

Fjalimi në Kuvend që po thyen rrjetin, deputeti i listës ‘Basha’ habit me deklaratën (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.