• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Mallin merre, shpirtin jap”, plaku i gjorë të thyen zemrën me fjalët që u thotë policëve të Veliajt (VIDEO)

4 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drama e radhës e fatziut që përpiqet të mbijetojë në një shtet ku dhe mbijetesa është kthyer në sfidë të mundimshme, përballë pushtetit të plotfuqishëm që ‘ruan me dorë të hekurt zbatimin e ligjit’, luhet në mes të Tiranës…

Pamjet paraqesin konfliktin e një burri që duket rreth të 50-tave, thatanik, i cili mesa kuptohet shet hekura për të siguruar të ardhura, dhe policëve të Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Nga pamjet, kuptohet se këta të fundit kërkojnë ti sekuestrojnë burrit karrocën bashkë me disa hekurishte. Drama e njeriut të pafuqishëm filmohet nga kalimtarë, të cilët e mbështesin, duke u kërkuar policëve ta lejojnë të ushqejë familjen, shkruan Boldnews.al.

“Edhe me mbledh mbeturina nuk të lënë… mos e kap me dorë”, dëgjohen thirrje, drejtuar policëve të Veliajt. Unë mbaj familjen me këtë… Po më merrni bukën e gojës… Unë karrocën s’ta jap, mallin merreni, shpirtin jap…”

“Mos ua vrisni dinjitetin dhe mos ua hiqni bukën e gojës këtyre njerëzve të ndershëm.

Videon e ka postuar në FB Rivelino Cuno, kryetari i Partisë për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë, i cili i drejton një kërkesë kryebahskiakut të Tiranës Erion Veliaj: Mos ndëshko të varfrit e ndershëm!

A ju duket e drejtë që ky qytetar ndalohet nga policia Bashkiake në mënyrë të pa drejtë, brutale, jo ligjore, vetëm sepse ai mbledh hekura për të siguruar bukën e familjes. Ky person as nuk vjedh, as nuk shkel ligjin, as nuk mashtron por bën këtë punë që di e mundet të bëjë me ndershmëri e dinjitet me djersë e sakrifica. Ligji mbi të varfërit bie si çekan. Për të korruptuarit e pushteteve dhe kriminelët është melhem. Mos ua vrisni dinjitetin dhe mos ua hiqni bukën e gojës këtyre njerëzve të ndershëm. Asnjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nga të ndershmit që e fitojnë bukën e gojës dhe ushqejnë fëmijët me punë e djersë të ndershme.

Video të tilla kanë qarkulluar shpesh në media e rrjetet sociale, me policë të Bashkisë, që tregojnë forcën duke iu sekuestruar hekurishtet, kanoçet, domatet, qepët e spinaqin atyre që nuk vjedhin, vrasin, atyre që nuk zgjedhin rrugën e krimit për të mbijetuar (sepse që varfëria pjell kriminalitet është një aksiomë, ata që na qeverisin duhet ta dinë).

Vallë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, a i sheh këto pamje? A i bën ndopak përshtypje që një qytetari të Tiranës, i nëpërkëmbet dinjiteti në këtë formë nga ‘të fortët’ e tij me uniformë?! A ka shpirt ky njeri?!”-përfundon shkrimin ai.

Video:

Paraardhëse

Tronditet Milani, Ibrahimoviç mund të largohet në fund të sezonit

Pasardhëse

Fuga reagon për ngjarjen e rëndë në Fier: Ministria e Arsimit nuk ka detyrë të gjejë shkaktarin

Pasardhëse

Fuga reagon për ngjarjen e rëndë në Fier: Ministria e Arsimit nuk ka detyrë të gjejë shkaktarin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.