• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mungesa e investimeve në qarkun e Korçës, deputeti Arlind Çaçani ngre alarmin dhe i jep shuplakë qeverisë

2 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mungesa e investimeve në rrethin e Kolonjës, ka bërë që dje deputeti i kësaj zone, Arlind Çaçani të reagojë fort dhe t’i kërkojë llogari qeverisë. Duke folur në Kuvendi e Shqipërisë, deputeti i opozitës zoti Çaçani teksa ka ngritur zërin për mënyrë se si qeveria po diskriminon rrethin e Kolonjës duke dhënë zero investime, theksoi se ai është atje për të mbrojtur interesat e qytetarëve të tij. I prerë dhe i qartë ligjvënësi Çaçani është shprehur nga foltorja e Parlamentit se ai nuk ka për t’u ndalur deri sa qeveria të kthejë sytë dhe të investojë në këtë zonë.

“Sot dua të diskutoj mbi problemet e banorëve të qarkut juglindor. Dua të ngre shqetësimin e braktisjes së qyteteve dhe fshatrave të qarkut Korçë. Faktikisht ky fenomen ka prekur të gjithë vendin, por ajo çka është shqetësuese është se zonat malore të këtij qarku janë braktisur totalisht. Të vjen keq t’i shohësh të rinjtë që s’u ka mbetur asnjë shpresë në vendin e tyre. Të rinj që çdo mëngjes mendojnë si do të largohen nga vendi. I gjithë qarku ka probleme, por zona më problematike është rrethi i Kolonjës. Fermeri në Kolonjë është tërësisht i braktisur. Nuk ka rrugë. Nuk ka infrastukturën e nevojshme në ujitje dhe kullim, mungojnë subvencionet në karburante dhe produkte plehëruese.

Madje blektoret ankohen me te drejte qe nuk kane perfituar nga subvensionimet e vitit 2019 shkak per keto jane bere burokracite dhe ngritja e pragut te pikezimit. Në Kolonjë përveç se në bujqësi dhe blegtori, nuk ngrihet dot industri e rëndë. Këto dy sektorë janë jetik për atë zonë. Problem shumë i madh për këtë krahinë është bllokimi i investimit të rrugës nacionale Korçë-Ersekë, me pretendimin se ka akse më të avancuar dhe kjo rrugë është bërë gjysma deri atje ku mbaron territori i rrethit të Korçës. Ne nuk mund të pretendojmë ta zhvillojme atë rreth pa u bërë kjo rrugë, dhe nuk kemi si të pretendojmë për agro-turizëm kur s’ka rrugë. Po rikonstruktohet shkolla, shume gjë e mirë. Po kush do të shkojë në atë shkollë? U bë dhe ujë sjellësi, shumë mirë dhe për këtë, por kush do ta përdorë kur kjo zonë po shpopullohet. E kemi zënë punën nga bishti e jo nga koka, andej nga është rradha. Zotërinj, po nuk u bë rruga, të gjitha këto që ju bëni dalin pa vlerë. Ju bëj thirrje që kësaj zone me kaq shumë burime natyrore, pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë, t’i japim zhvillimin që meriton. Investitorët nuk i mungojnë Kolonjës, por pa rrugë nuk të vjen njeri. Ju ftoj të nderuar kolegë të shkoni e ta shikoni Kolonjën sa natyrë të mrekullueshme ka. Sa njerëz bujarë dhe punëtorë do të gjeni në Kolonjë që me mund e me djersë e mbajnë atë pak ekonomi. Kete jave isha ne Korce me koleget e Komisionit te sigurise, jo pa qellim i ftova te shkonim ne Kolonje. Kerkesa u pranua dhe i falenderoj, por me kete rast pata mundesine tu tregoja kolegeve nje pjese te Kolonjes dhe ta shifnin vete sa e nevojshme eshte rruga per ate qytet.

Nuk dua të bëj fare politikë, por dua t’ju sensibilizoj juve që t’i ktheni sytë nga Kolonja. Aksi nga Korça në Përmet është akoma rrugë e ndërtuar nga Italia fashiste. Kjo zonë meriton vëmendje sepse problemet janë të shumta. Por jam i sigurt që po t’u bëjmë rrugën, ajo zonë do të marrë një zhvillim të menjëhershëm. Ju bëj thirrje dhe nxis industrinë e fasonerive që të shkojë në Kolonjë të investojë sepse do të gjejë njerëz punëtorë dhe të mençur. Gjithmonë, e majta e ka pasur bastjon të sigurt, por kurrë se ka vlerësuar për atë që i kanë besuar Kolonjarët. Sot po ju flas në emër të kolonjarëve dhe po i drejtohem politikës që po nuk i kthyet sytë nga Kolonja, po nuk e vlerësuat dhe të investoni në infrastukturë, në bujqësi e blegtori, në turizëm dhe agroturizëm, në fasoneri dhe shërbimet e tjera bazë, kolonjarët do t’u kthejnë reston dhe do t’ju bojkotojnë ju dhe kush do që të vijë mbas jush. Sepse në bazë të numrit të votuesve mbase nuk u jep pushtet, por e sigurt që jua heq atë. Faleminderit”, u shpreh deputeti i opozitës, Arlind Çaçani.

Paraardhëse

Do zbresë sot në protestë mbështetur nga LSI dhe PD, ambasadorja e Francës në Shqipëri jep mesazhin e fortë për Metën dhe Ramën

Pasardhëse

Nuk do të flasë Ilir Meta i pari, zbardhen detaje nga manifestimit i Presidentit, fjalën do e marrë ish-anëtari i Gjykatës Europiane

Pasardhëse

Nuk do të flasë Ilir Meta i pari, zbardhen detaje nga manifestimit i Presidentit, fjalën do e marrë ish-anëtari i Gjykatës Europiane

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.