• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Virozat tek fëmijët, doktoresha pediatre ka tre këshilla për prindërit: Në këto situata nuk duhet të alarmoheni

29 February, 2020
në Shëndet
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Stina e dimrit, përveç temperaturave të ulëta dhe ditëve të ftohta, është gjithnjë e shoqëruar nga prania e virozave, ku grupmosha më e prekur janë gjithnjë fëmijët. Por sipas raportit të fundit të publikuar nga ISHP, vihet re një rënie ndaj prirjes së infeksioneve respiratore.

Ndonëse vihet re një rënie e tendencës së përhapjes së virozave të stinës, sërish kujdesi ndaj moshave me vulnerabël siç janë fëmijë, duhet të vijojë të jetë i shtuar. Doktoresha pediatre Gjeorgjina Kuli-Lito, e ka sqaruar sot se ka fluks të fëmijëve me viroza, por kjo është një situatë normale sikurse ndodh çdo sezon.

Sipas doktoreshës, prindërit nuk duhet të alarmohen kur fëmijët shfaqin shenja të tilla si temperaturë jo shumë e lartë, rrufë apo kollë, pasi jo çdo virus është grip.

“Ka një fluks sezonal. Në fakt asgjë të jashtëzakonshme në krahasim me vitin e kaluar në këtë stinë. Thjesht doja të sqaroja që jo të gjitha viruset me pak temperaturë, me rrufë, me kollë janë grip. Sepse të gjitha mendojnë që janë shenjat e gripit. Në fakt gripi është një nga këto viruset respirator. Në fakt shkaktohet nga virusi i influencës, që është tipi A dhe B. Tipi B jep një çik forma më të rënda dhe temperatura mund të vazhdojë dhe gjatë, kështu që prindërit duhet të jenë të përgatitur për këtë situatë. Dhe pastaj pas një periudhe që pak a shumë kalon rreth 1 javë, normalisht një fëmijë me imunitet normal në kushtet e një viroze të pakomplikuar, përfundon mirë, shërohet, temperatura bie, pavarësisht që disa shenja si kolla ose sekrecionet mund të vazhdojnë pak më gjatë. Pra në këto viruse veçojmë virusin e gripit që është më i rëndi, por ka dhe viruse të tjera. Virusi i hundës, virusi i gjendrave të cilat nga shenjat klinike nuk dallohen nga virusi i gripit. Por që pastaj në ecurinë e tyre, në komplikacionet dhe përsa i përket rëndësisë së infeksionit, janë të ndryshme.

Në një virus, sidomos kur flasim për viruset e traktit respirator, fillojnë që me sekrecionet. Shenjat ndjekin rrugën që përshkon virusi në organizëm. Pra sekrecionet e hundëve, me skuqje të syve ose lotim. Pastaj në zbritjen e mëposhtme një kollë e cila fillimisht është e thatë dhe pastaj ecjen e virusit në thellësi të bronkeve, ngacmohet mukoza dhe prodhohen dhe sekrecione. Temperatura është shoqëruese pothuajse gjatë gjithë kohës”, u shpreh doktoresha në emisionin e Rudina Magjistarit.

Paraardhëse

‘Mandat të tretë me 800 mijë vota!’, pas deklaratës së Ramës, numri 2 i PS i çon mesazhin e koduar Partisë Demokratike

Pasardhëse

A do t’a marrë PS-ja mandatin e tretë me 800 mijë vota? Kjo është përgjigja e Pandeli Majkos

Pasardhëse

A do t’a marrë PS-ja mandatin e tretë me 800 mijë vota? Kjo është përgjigja e Pandeli Majkos

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.