• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Emigranti shqiptar vjen nga Italia pas panikut: Atje jeta vazhdon normalisht… këtu më kanë thënë mos na ke sjellë virusin

25 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Urim Shehu një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Piacenza të Italisë, është kthyer në Kukës prej ditës së diel. Ai thotë se jeta në Itali vijon normalisht, dhe pavarësisht panikut njerëzit vazhdojnë të shkojnë në punë, ndërsa shkollat e kanë ndërprerë procesin mësimor deri në datë 25 mars.

Urimi tregon se nga supermarketet janë hequr të gjitha perimet dhe produktet e tjera të paambalazhuara të cilat preken me duar nga klientët. Kur ka ardhur në Rinas, Urimi thotë se i kanë matur temperaturën por ka rezultuar pa probleme.

“Kam ardhur të dielën pasdite. Më kanë thënë se 5 vetë të prekur, nuk dihet se çfarë janë. Atje jeta është krejt normale. Nuk kishte ndonjë gjë alarmante. Mediat e bëjnë më shumë të madhe. Unë kam ardhur me makinë private deri në Bologna. Pastaj me avion deri në Rinas. Atje më kanë mature temperaturën. Të gjithë kanë frikë por më shumë ka panik. Pardje ditën e diel paradite kanë filluar të heqin frutat, mishin këto që preken me dorë nga supermarketet. Por jeta vazhdon normalisht, puna normalisht. Shkollat janë bllokuar dhe deri në 20 mars janë mbyllur”, tregon Urimi.

Pyetjes nëse kuksianët e tjerë kanë frikë të ulen në tavolinë me të, Urimi i përgjigjet duke qeshur se një pjesë e tyre i druhen këtij fakti dhe ia kanë shprehur duke i thënë se mos ka sjellë me vete koronavirusin. “Më kanë thënë nja dy tre veta se vjen nga Italia ti dhe po na sjell gripin, virusin. Nuk e di sa frikë kanë ata por unë nuk kam frikë”, thotë ai.

Ndërkohë situata në Kukës duket e qetë, ndonëse një pjesë e banorëve shprehen se nuk kanë gjetur produkte të cilat janë rekomanduar për t’u blerë për mbrojtjen nga koronavirusi në farmacitë e qytetit.

“Kërkoja maska por nuk paska, ku me i marr. E kam vajzën këtu dhe nesër kam për ta nisur për Tiranë. Desha t’i jap maskë me vete sepse më tha që i kanë thënë studentët që nuk ka atje”, thotë një qytetar.

Farmacistja tregon se i gjithë stoku i ditës mbaroi për shkak të kërkesës së lartë. “Mbaruan sapo u shitën të gjitha. Ka interes edhe zonat e tjera. Kanë ardhur edhe nga jugu dhe Tirana”, thotë një farmaciste.

Mësimi në qytet vijon normalisht, ndërsa fëmijët tregojnë se në shkollë kanë marrë rekomandimin që të pajisen me masat mbrojtëse. “Po do shkojmë. Kemi pak frikë. Por shkojmë në shkollë përditë. Kemi frikë, por është e pamundur të mos shkojmë. Na ka thënë drejtoresha të marrim alkool, fasoleta dhe maska. Maska nuk paska, por blej vetëm këtë alkoolin”, thonë fëmijët.

Paraardhëse

Këtë nuk e prisnit! Olsi Bylyku tregon sa i ka kushtuar unaza për të dashurën dhe i la të gjithë pa fjalë

Pasardhëse

“Mund të preket deri 70% e popullsisë globale”, shkencëtari i Harvardit: Përfundimisht koronavirusi nuk kontrrollohet

Pasardhëse

“Mund të preket deri 70% e popullsisë globale”, shkencëtari i Harvardit: Përfundimisht koronavirusi nuk kontrrollohet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.