• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Fitoi betejën me koronavirusin, rrëfehet i riu dhe tregon tmerrin qe kaloi

24 February, 2020
në Botë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Siao Jao, 27-vjeç as që e kishte ditur se është infektuar me coronavirus dhe nuk e kishte idenë se ku ka ndodhur kjo, megjithatë ai dyshon se ka mundur të ndodhë derisa është kthyer me tren në shtëpi, pasi kishte shkuar për të festuar vitin e ri kinez në Dingzo.

Siao që punon në Chengu në jugperëndim të Kinës, kishte ndjerë se diçka nuk është në rregull gjatë pritjes së vitit të ri.

“Befasisht më ka kapluar një temperaturë e madhe. Më kapi paniku.

Nuk e dija çfarë të bëjë… Nga miqtë në Wuhan kam dëgjuar gjëra të tmerrshme për virusin që ishte shpërndarë në gjithë vendin. Kam pasur përshtypjen se nuk duhet të shkojë në spital, pasi atje mund të sëmuren edhe më shumë”, ka deklaruar ai.

Aty e kuptoi se duhet të arratiset nga shtëpia e mikeshës me qëllim që ta mbroj djalin e tij të vogël dhe prindërit e moshuar. wuhan qysh asokohe ishte futur në karantinë. E pasi që nuk kishte mundur të arrijë as deri të shtëpia e prindërve, Siao u vendos në hotelin më të afërt.

Për afro një javë qëndroi i mbyllur në dhomë, pasi në qytet çdo gjë ishte mbyllur, duke filluar nga marketet e deri të kafiteritë. Vazhdimisht merrte barna për uljen e temperaturës dhe konsultohej me mjekë në internet, që i rekomandonin se ndoshta mund të ketë pësuar infeksion në rrugët respiratore.

“Kam qenë i shqetësuar. Mendoja nëse duhet ta thërras policinë që përmes tyre të marr ndonjë lloj ndihme. Në fund hoqa dorë nga kjo ide sepse nuk ishte i sigurtë nëse jam infektuar me coronavirus”, shtoi ai.

Ai madje filloi të përjetojë halucinacione dhe kishte përshtypjen se nëpër dhomë po i fluturojnë objekte të ndryshme. Megjithatë të nesërmen e kuptoi se në këtë dhomë kishte fluturuar një lakuriq, dhe aty u kaplua nga paniku sepse ekspertët paralajmëronin se infeksioni është shpërndarë pikërisht përmes lakuriqëve.

Qeveria kineze kishte vendosur ta mbyll hotelin ku kishte qëndruar Siao, kështu u detyrua të kthehet ne shtëpinë e mikeshës. E duke marrë parasysh se kishte filluar të kollitet me shpesh dhe mikesha e tij kishte temperaturë, kërkuan ndihmë në spitalin më të afërt të qytetit.

Mori terapi intravenoze, barna kundër virusit dhe praktikonte medicinën tradicionale kineze, kurse më 4 shkurt u konfirmua se ai vuan nga coronavirusi.

“Kushtet kanë qenë shumë të vështira. Nuk jam pastruar për 20 ditë, nuk kam pasur peshqirë, kurse në ushqim ndjeja aromën e përbërësve që dezinfektonte gjithçka”, shtoi ai. Që situata të përkeqësohet më shumë, banorët e qytetit ku jetonte miku i tij filluan ta përgojojnë.

“Njerëzit flisnin se jam bërë mutant, se kam vdekur dhe se kam ardhur me qëllim në qytet për të infektuar të tjerë… Kam qenë mendërisht dobët”, ka thënë ky i ri nga Kina. Megjithatë lajmet e mira i erdhën disa ditë më vonë kur edhe doli nga spitali pasi ishte shëruar pas qëndrimit disaditor në karantinë.

Paraardhëse

Këngëtarja e njohur shqiptare bën zyrtare lidhjen e re të dashurisë, dhëndëri shfaqet i kapur për dore me vjehrrën (FOTO)

Pasardhëse

“Nuk është momenti për propagandë”, takoi ekspertët për rrezikun e përhapjes së koronavirusit, Basha del me deklaratën e fortë

Pasardhëse

“Nuk është momenti për propagandë”, takoi ekspertët për rrezikun e përhapjes së koronavirusit, Basha del me deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.