• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vdes ideja e ‘Mini Shengenit Ballkanik’, BE nuk e mbështet

23 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Iniciativa rajonale, e ashtuquajtura “Mini-Shengeni” ballkanik, nuk po e merr mbështetjen e Bashkimit Evropian. Edhe pse jemi rreth katër muaj nga takimi i parë në Novi Sad, e më pas në Ohër dhe Tiranë, asnjë zyrtarë i lartë i BE-së, në asnjë dokument të rëndësishëm nuk i ka dhënë mbështetje kësaj ideje.

Kështu shprehen njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë, përcjell RTK.

Sipas Demush Shashës, nga instituti ‘Epik’, ideja e Mini-Shengenit ballkanik ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetojë brenda procesit të Berlinit.

“Tani bëhen katër muaji që nga lanësimi i mini-shengenit në Novi-Sad. Qe katër muaj asnjë zyrtarë i lartë i BE-së, asnjë dokument i rëndësishëm i BE-së nuk e ka mbështetur shprehimisht idenë e mini-shengenit. Kjo ka një arsye se qëllimet e mini-she ngenit janë në duplifikim të plotë me procesin e Berlinit. Prandaj nuk asnjë sens të fillohet një proces i ri, duke qenë se procesi i Berlinit ekziston tani e katër-pesë vite…duke e njohur që është një ide që synon katër lirit themelore të BE-së dhe duke njohur faktin që asnjë zyrtarë i lartë i BE-së nuk është duke e mbështetur këtë ide, konsideroj se kjo ide ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetoj brenda procesit të Berlinit…është një anomali që një iniciativë që synon katër liritë themelore të BE-së të mos diskutohet fare nga BE dhe fare të mos jetë pjesë e diskutimeve të liderëve të Ballkanit perëndimor. Prandaj ajo në vetveti është ajo mesazh për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor se BE nuk e sheh në prioritet dhe nuk ofron mbështetje për këtë iniciativë”, thekson ai.

Skeptik rreth kësaj iniciative është edhe drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj.

“Nuk besoj që BE apo ShBA shpenzojnë energji, apo para për një ide të tillë që mund të jenë të përkohshme sepse gjitha këto pretendojnë me qenë pjesë e BE-së. Ndoshta kjo është arsyeja pse kemi një hezitim për me mbështet këtë ide. Qoftë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, qoftë nga ShBA”, thotë Demhasaj

Ndërsa analisti politik, Faton Abdullahu i bëri thirrje qeverisë re që të jetë më e qartë për këtë iniciativë.

“Kosova në përgjithësi dhe Qeveria jonë në veçanti nuk ka qasje të qartë sa i përket mini-shengenit. Duhet të jetë shumë më e qartë në vendimet dhe synimet që i ka për të na dhënë arsyetimet pse është kundër mini-shengenit. Ta dina të gjithë cilat janë arsyet për të qenë kundër”, shprehet analisti.

Iniciativa për formimin e një Mini-Shengeni Ballkanik qysh në nisje të saj nuk e ka pasur përkrahjen e institucioneve kryesore në Kosovë.

Paraardhëse

Frika nga Koronavirusi, boshatisen super-marketet në Milano

Pasardhëse

Frika nga Koronavirusi, ja shkolla e parë që mbyllet në Tiranë

Pasardhëse

Frika nga Koronavirusi, ja shkolla e parë që mbyllet në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.