• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjata sqaron çfarë po ndodh dhe sa mundësi ka Presidenti që të shpërndajë Parlamentin: Është një përplasje me kryeministrin

20 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata në studion e ABC News foli për situatën e nxehtë politike, në një kohë kur përplasjet mes Presidentit dhe kryeministrit Rama janë përshkallëzuar.

Grushtin e shtetit të lakuar së fundmi nga Meta, Gjata e cilësoi si “grusht shteti konstitucional”.

Sipas Gjatës përplasja është vetëm mes Metës dhe Ramës. Ndërkaq, lidhur me shpërndarjen e Parlamentit të paralajmëruar në fakt edhe nga Meta, Gjata shprehet: “Thamë kemi një Parlament që nuk ekziston dhe formalisht Presidenti thotë i përgjigjem me dekret asaj që ka ndodhur de fakto dhe e bëj de juro. Ajo që Presidenti shpërndan Parlamentin është kompetencë kushtetuese”.

Pjesë nga intervista në studio:

Gazetarja: Si e gjykoni grushtin e shtetit që artikulon Presidenti, në këtë situatë?

Çlirim Gjata: Është thjeshtë përplasje me kryeministrin. Sot në kushte që kemi ardhur kemi një kryeministër dhe asgjë tjetër. Kjo është situata dhe kemi një përplasje që anon si e drejtë kushtetuese nga ana e Presidentit. Gjithçka është kundër Edi Ramës sot dhe ai thotë aq më keq për ta unë do vazhdoj rrugën time. Kemi një kryeministër, opozitën jashtë parlamentit reale, por si insitucione kemi një President kundër Kryeministrit. Kemi edhe një kategori mediash, gazetarësh të cilët po i qëndrojnë kryeministrit. Kryeministri merr një ligj ku i heq detyrën kushtetuese betimin e gjyqtarëve te Presidenti. A mendoni se kjo është zgjidhje e drejtë? E vlerëson Gjykata Kushtetuese. Atëherë stop kryeministër, të bëhet gjykata dhe ta diskutojumë.

Gazetarja: Më thuaj së pari të gjitha këto, justifikojnë termin grusht shteti dhe justifikojnë thirrjen e popullit në tubim?

Çlirim Gjata: Nëse jemi në kushtet e grushtit të shtetit vetëm dy fjali. Për betimin është më e pakta antikushtetueshme, por është pika që derdh gotën. Kushtetuta thotë, ‘gjyqtari i Kushtetueses fillon detyrën para se të bëjë betimin te Presidenti’. Kushtetuta nuk të lejon të betohesh me shkrim. Kjo tani në vetvete është nen Kushtetute. Për mua ky është grusht konstitucional shteti se nuk ka dalë me tanke ai. Këtë po bën kryeministri. Mirë u çmend Presidenti, jo ky dhe nuk e bën betimim. Por mirë shko në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetarja: Ka një tentativë të qartë për të zhveshur presidentin edhe nga ato pak kompetenca që ka? Për çfarë do të na duhet në të ardhmen një President?

Çlirim Gjata: Kjo vjen nga ‘98, po ta zgjidhte populli Presidentin s’ka dorë ai. Në këto kushte duke qenë se ai po e ngushton me ligj e bën sepse Presidenti nuk po i bindet. Nuk po emëron në Gjykatën Kushtetuese ata njerëz që do Edi Rama.

Gazetarja: Ka qarkulluar se Presidenti shpërndan Parlamentin. Në njëfarë mënyrë paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit, ka luajtur gjithnjë me këtë pjesë. Sa mundësi ka?

Çlirim Gjata: Parlamenti me Kushtetutë ka 140, s’ka rëndësi a shkon fizikisht. Por 140 duhet të jenë mandate. Kjo vjen në kundërshtim me Kushtetutën.

Gazetarja: Presidenti shpërndan Parlamentin është formale apo e drejtë?

Çlirim Gjata: Thamë kemi një Parlament që nuk ekziston dhe formalisht Presidenti thotë i përgjigjem me dekret asaj që ka ndodhur de fakto dhe e bëj de juro. Ajo që Presidenti shpërndan Parlamentin është kompetencë kushtetuese. Problemi i Presidenti është edhe një nen tjetër. Presidenti nuk përgjigjet për veprimet e veta. E ka këtë kompetencë. Pra ndodhemi përballë disa rrethanave që hedhin poshtë kushtet teknike të shpërndarjes së Parlamentit, por edhe përballë kompetencës.

Gazetarja: Data 2 mars qytetarët ftohen nga Presidenti në një tubim, për një besëlidhje. Një President i zgjedhur nga Parlamenti dhe nga mazhoranca, sa të drejtë ka të ftojë qytetarët në protestë?

Çlirim Gjata: Presidenti ka të drejtë të zgjidhet në mënyrë presidencialiste. A ka të drejtë një qytetar që të kërkojë të mblidhemi të gjithë? Unë e çmoj se jemi në kushtet e një grushti shteti, gjykata s’ka. Ndodhemi në këto kushte, pse nuk priten konkluzinet e Komisonit të Venecias. Çfarë do bëjë ai si president, ku shikon çfarë po bëhet. Një person merr të gjitha kompetencat në dorë. Cila është zgjidhja, çfarë do bënit në këto situata? Ai po mbron Kushtetutën, demokracinë.

Paraardhëse

Ilir Meta ‘nxjerr thonjtë’ dhe paralajmëron protesta, Blendi Fevziu zbulon çfarë qëndron pas këtij vendimi

Pasardhëse

Majko dhe Manastirliu tregojnë shifrën e frikshme: Ja sa mjekë shqiptarë kanë ikur në këto 2 vende të BE-së

Pasardhëse

Majko dhe Manastirliu tregojnë shifrën e frikshme: Ja sa mjekë shqiptarë kanë ikur në këto 2 vende të BE-së

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.