Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi nga Durrësi se nuk mund të jetë meritë e një kryeministri që të marrë 850 milion euro borxh që do ti paguajnë qytetarët shqiptarë.
“Do të fusë dorën në xhepin e shqiptarëve qeveria e Edi Ramës. Mos u çudisni kur fatura e energjjsë të dyfishohet, taksa e karburantit, çmimi i ujit se duhet të paguajmë këto kredi dhe hua. Kjo bëhet për të manipuluar opinionin dhe familjarët të vazhdojnë të kalben në çadra. E dëgjuat, tha plani marshall për pesë vjet. Pse 5 vjet do të lëmë njerëzit nëpër çadra?”, tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post