• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Banka Islamike dha 365 milionë euro për rimëkëmbjen pas tërmetit, Balla dhe Ruçi vizitojnë Arabinë Saudite dhe japin një tjetër lajm të mirë

18 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë zhvilluar një vizitë në Arabinë Saudite, të cilën e kanë falenderuar për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve në konferencën e donatorëve që u mbajt dje në Bruksel.

Postimi i plotë i Ballës:

Shqipëria i është mirënjohëse Mbretit të Arabisë Saudite Salman bin Abudalaziz Al Saud, parlamentit dhe qeverisë saudite për mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin vllazëror pas tërmetit të 26 Nëntorit. Në konferencën e donatorëve dje në Bruksel Banka Islamike për Zhvillim, ku Qeveria Saudite është aksioneri kryesor, garantoi 365 milionë euro për projekte në 5 vitet e ardhshme në fushën e infrastruktures dhe arsimit, kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti. Po ashtu 50 milionë euro të tjera nga IBD do të shkojnë për ndihmë në mbështetje të biznesit.

Bashkë me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi filluam sot në mesditë një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku do të takohemi me autoritetet më të larta të parlamentit dhe qeverisë, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Arabisë Saudite Abdullah bin Muhammad Al Sheikh.

Takimi i parë i mirëseardhjes ishte pikërisht me Kryetarin e Parlamentit Saudit Abdullah bin Muhammad Al Sheikh ku thelbi i bisedës ishte procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, mbështetja dhe solidariteti shumë i madh ndërkombëtar, si dhe u diskutua mbi aspekte të bashkëpunimit dypalësh politik, ekonomik e tregëtar si edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite u shpreh se mbështetja e Arabisë Saudite do të zgjerohet së shpejti edhe në një mbështetje financiare të drejtëpërdrejtë bilaterale.

Kryetari i Kuvendit Ruçi i shprehu mirënjohjen Kryetarit Al Sheikh për solidaritetin e Arabisë Saudite pas tërmetit të 26 nëntorit dhe nënvizoi se përveç kontributit nëpërmjet Bankës Islamike për Zhvillim, do të mirëpriste edhe një ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për mbështetjen e fazës së rindërtimit.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik midis të dy vendeve duhet të përkthehet në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tregëtar dhe të investimeve saudite, të cilat janë të mirëpritura në Shqipëri.”, nënvizoi Kryetari Ruçi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla nënvizoi se “Shqipërinë dhe Arabinë Saudite i bashkon edhe bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti strategjik me SHBA në luftën kundër terrorizmit. Të dy vendet tona janë partnerë të besueshëm të Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit”.

Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite Abdullah bin Muhammad Al Sheikh, vlerësoi lart bashkëpunimin dhe marrëdhëniet vllazërore me Shqipërinë dhe vuri në dukje vullnetin e palës saudite, posaçërisht të Mbretit të Arabisë Saudite, Madhërisë së Tij, Salman bin Abdulaziz Al Saud për zgjerimin dhe forcimin e këtyre marrdhënieve. Arabia Saudite do të vazhdojë të kontribojë për fazën e rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Gjatë takimit u bisedua edhe për aspekte konkrete të bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit, transportit ajror etj. Së shpejti do të fillojë të funksionojë edhe linja direkte midis të dy vendeve si dhe do të lehtësohet plotësisht sistemi i vizave me Shqipërinë.

Paraardhëse

S’ka forcë punëtorë, Edi Rama përballet me “juristët” në kafe: Hajde punoni apo doni doganierë (VIDEO)

Pasardhëse

“Është koha për të bërë punë dhe pak fjalë”, Marin Mema jep lajmin e madh për shqiptarët

Pasardhëse

“Është koha për të bërë punë dhe pak fjalë”, Marin Mema jep lajmin e madh për shqiptarët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin...

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.