• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: Nuk mund të ketë zgjedhje me model maqedonas, janë strategji të Berishës dhe jo të Bashës, të gjithë kanë hallin e reformës në drejtësi

16 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për avokatin Spartak Ngjela, kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme janë të pamundura. Sipas tij nuk mund të shkohet drejt shembullit maqedonas. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, avokati u shpreh se një shtet demokratik i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme vetëm në rastet kur ka një krizë parlamentare, pra që nuk është kuorumi i nevojshëm i ligjvënësve, ku theksoi se këto strategji janë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe jo të kreut aktual të opozitës, Lulzim Basha.

Sipas tij, opozita kërkon të vijë në pushtet me protesta dhe molotov. “Është shumë larg që vendi të shkojë drejt shembullit maqedonas. Duhet të kuptojmë një gjë: qeveritë teknike vijnë në momentin e krizave parlamentare. Një krizë parlamentare do të thotë që Parlamentit i humbet numri për të kryer votimet. Por kur palët nuk e shohin të arsyeshme që të shkojnë në zgjedhje të reja, ose, pranojnë shkojnë në zgjedhje të reja, por caktojnë një qeveri teknike që e zgjedhin të gjitha palët në Parlament. Pastaj kjo qeveri teknike, për 2 ose 3 muaj, siç e vendos Kuvendi, përgatit zgjedhjet. Ku e kemi ne një situatë të tillë? Kryetari i PD, kuptohet se e di këtë gjë, por ai nuk e ka mendimin e tij: ky sigurisht që është mendimi i Saliut. Basha filloi duke thënë se “ne nuk e pranojmë këtë qeveri dhe duam zgjedhje të reja”, por politikisht nuk e realizoi dot këtë akt. Nuk bashkëpunoj me këtë qeveri, tha, se ajo ka manipuluar votat, doli në revolta dhe kërkonte destabilizimin e Shqipërisë, deri në përdorimin e molotovëve”, tha Ngjela.

Frika nga reforma në drejtësi

Më tej, avokati u shpreh se planet e Berishës për zgjedhje nuk po i përkrahë asnjë politikë e lartë ndërkombëtare, ku theksoi se kriza politike që ka përfshirë vendin është e qëllimshme nga Berisha dhe Meta sepse kanë frikë nga reforma në drejtësi. Sipas avokatit, këta nuk pranojnë reformën në drejtësi sepse janë të kapur në afera.

“Fakti që PD nuk e ka ndryshuar lidershipin, pasi është përsëri Sali Berisha me faktorin e tij familjar në krye të Partisë Demokratike, shqiptarët nuk i përkrahin. Atëherë çfarë zgjedhje kërkojnë këta? Cila është ajo politikë e madhe që i përkrah? Asnjë. Ne sot jemi në një situatë të tillë, sepse liderët e PD nuk pranuan reformën në drejtësi, bashkë me Metën. Por këta nuk e ndaluan dot. Kanë ende shpresë të bëjnë këtë pengesë për reformën, kjo po kuptohet. Por janë të pafuqishëm. Këta nuk e pranojnë reformën në drejtësi sepse ajo i kap. Pushteti gjyqësor aktual ka qenë i tyre. Saliu mori 6-mujorët, injorantë të gjithë, dhe 90 për qind e tyre përkrahën dhe futën korrupsionin masiv në vend.

Por vetingu po i heq. Ata i kanë bërë një dëm shumë të madh shoqërisë shqiptare: kanë shkatërruar drejtësinë”, u shpreh Ngjela. Avokati shtoi se reformën në drejtësi e kanë marrë përsipër SHBA dhe BE dhe do ta çojnë deri në fund. “Edhe PS është e implikuar në këtë gjendje, por, përsa i përket reformës në drejtësi dhe tendencave ndërkombëtare të politikave amerikane dhe gjermane, nuk i kanë rënë ndesh dhe duan të vazhdojnë reformën. Reformën në drejtësi e ka marrë përsipër ta çojë deri në fund ndërkombëtarët, sidomos politika amerikane. Dhe shqiptarët po e presin me padurim. Shqipëria me opozitën që u largua nga Parlamenti nuk pranonte as të strukturonte pushtetin vendor. Politika e lartë amerikane dhe perëndimore duan të konstituojnë rajonet. Ata kanë parashikuar katër rajone për Shqipërinë”, tha Ngjela.

Paraardhëse

Tërhiqet Franca, Makron premton hapje negociatash për Shqipërinë nëse Komisioni Europian nxjerr raport pozitiv

Pasardhëse

Shqipëria dhe Greqia nuk gjejnë qetësi, lëkunden sërish nga tërmete

Pasardhëse

Shqipëria dhe Greqia nuk gjejnë qetësi, lëkunden sërish nga tërmete

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.