• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Debati pa “frena” në studion e Blendi Fevziut! Vjen reagimi i fortë nga PD: Vendi është në rrezik

14 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbrëmjen e djeshme debati është “nxehur” kur gazetarja Klodiana Lala i ka kërkuar “llogari” kryeministrit Rama për foton me biznesmenin Ardian Çapja, person të cilit OFL-ja i çoi dokumentet për të deklaruar pasurinë. Madje në një moment, kryeministri ka ashpërsuar tonet ndaj gazetares Lala duke i kërkuar të mos flasë, dhe të njëjtën gjë e ka bërë dhe vetë Fevziu duke i bërtitur.

Pas këtij debati Partia Demokratike e ka cilësuar Ramën si armikun numër 1 të fjalës së lirë, që sipas saj në asnjë ditë nuk ka rreshtur sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë.

Deklarata e PD:

Edi Rama është faktuar si armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve. Asnjë ditë të tij në qeverisje nuk ka reshtur sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë. Për asnjë moment nuk ka ndalur përpjekjet për të kapur çdo instrument që çon në kontrollin apo shantazhimin e medias.

Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.

Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median.

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

Edi Rama e ka jetike kapjen e mediave, sulmin dhe shantazhimin ndaj tyre, në mënyrë që gazetarët te heshtin për skandalet e përditshme të qeverisë së tij.

Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me krimin. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive. Edi Ramës i duhet që gazetarët të mbyllin gojën, të mbyllin sytë dhe veshët për të mos treguar se ai është një kryeministër i korruptuar, i kriminalizuar dhe i dështuar.

Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe krimit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaçkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kriminelëve dhe oligarkëve.

Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik!

Paraardhëse

Guardiola i trembet Zidanit: Nëse nuk eliminoj Realin do të shkarkohem nga Siti

Pasardhëse

Pas ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani zbulon projektin e ri, do iu pëlqejë të gjithëve (FOTO)

Pasardhëse

Pas ‘Dua të të bëj të lumtur’, Arbana Osmani zbulon projektin e ri, do iu pëlqejë të gjithëve (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.