• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Guardiola i trembet Zidanit: Nëse nuk eliminoj Realin do të shkarkohem nga Siti

14 February, 2020
në Sport
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Liga e Kampioneve do të kthehet javën tjetër, ku padyshim dueli më i rëndësishëm paraçerekfinal i këtij edicioni është Real-Madrid-Mançester Siti, e konsideruar edhe si një finale e parakohshme. Do të kalojë më tej vetëm njëra por ky fakt po e fut në depresion trajnerin katalanas të Sitit, Pep Guardiola, i cili nuk ka rrugë tjetër veç fitores.

Madje ai pranon se e ardhmja e tij në pankinën e Sitit do të varet shumë nga loja, rezultati dhe verdikti që do të prodhojnë 180 minutat e duelit me rivalin e tij Zinedin Zifdane të Realit të Madridit. Në mediat angleze shkohet më tej. Pep Guardiola mendon se Mançester Siti do ta shkarkojë nga posti i trajnerit, nëse ai nuk ia del ta eliminojë Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Siti ballafaqohet me Realin në fazën e 16 më të mirëve në garën elitare evropiane për klube, në një kohë kur po has në vështirësi për ta ruajtur formën e mirë, derisa skuadra e Zinedine Zidane është lider në La Liga.

“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola për “Sky Sports”, derisa argumentoi se nëse dështon ta fitojë këtë garë nuk do të thotë patjetër që ky do të jetë një sezon i dështuar për skuadrën e tij. “Ëndërroj për këtë dhe jam i ngazëllyer për ta përgatitur ndeshjen kundër Real Madridit. Ky proces dhe këto dy javë deri në kohën e ndeshjes do të jenë javët më të lumtura të jetës sime”, shtoi ai. Më tej vijon ironia e Guardiolës mbi raportet me drejtuesit e Mançester Sitt, ku thotë se një eliminim në Champions, mund të sjellë automatikisht shkarkimin e tij.

“Nëse nuk e mposhtim Realin, atëherë kryetari apo drejtori sportiv do të vijë dhe do të më thotë: ‘kjo nuk mjafton, ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, do të të shkarkojmë’”, – theksoi ai.

Më pas trajneri spanjoll, që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe që paguhet 23 milionë euro në sezon nga klubi i Mançester Sitit, theksoi se nuk ndihet më i miri në botë në rolin e tij, pavarësisht etiketimeve.

“Njerëzit mendojnë se nëse je Guardiola, atëherë duhet ta fitosh patjetër Ligën e Kampionëve. Unë nuk ndihem më i miri në botë, pasi edhe te Barcelona, ku kam fituar shumë, kisha në dispozicion lojtarë shumë të mirë”, përfundoi tekniku spanjoll.

Pep Guardiola është një prej trajnerëve më të mirë të futbollit. I veçantë prej tij është moduli taktik 4-3-3 dhe sidomos loja “tiki-taka” të cilën ai e zbatoi deri në përpikmëri në vitet e arta të tij në Barcelonë, ku me blaugrana arriti majat, duke fituar gjithçka të mundshme, sidomos në Europë e në botë, një ekip që nuk të falte në fushën e blertë dhe konsiderohet si një prej ekipeve më të mira që kanë zbritur ndonjëherë në një fushë futbolli. Por si çdo fillim e ka dhe një fund, edhe Guardiola i viteve të fundit nuk ka mundur të fitojë Champions League, as me Bajernin e Mynihut e as me Sitin. Ky sezon cilësohet vendimtar, nëse ia del e thyen tersin, në të kundërt mund të shkarkohet pa u mbyllur mirë sezoni. Ecuria e paparë e Liverpulit të Jurgen Klop e ka lënë në hije këtë edicion Guardiolën dhe skuadrën e tij, Mançester Siti.

Paraardhëse

“Njësoj si në kohën e diktaturës”, Astrit Patozi shpërthen ndaj kryeministrit

Pasardhëse

Debati pa “frena” në studion e Blendi Fevziut! Vjen reagimi i fortë nga PD: Vendi është në rrezik

Pasardhëse

Debati pa “frena” në studion e Blendi Fevziut! Vjen reagimi i fortë nga PD: Vendi është në rrezik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.