Politikani dhe historiani i njohur Paskal Milo tha se ka pak shanse që kriza të zgjidhet me uljen në tryezë të partive kryesore për reformën zgjedhore. Sipas tij, çështja kryesore është ndryshimi i sistemit zgjedhor.
“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do ti fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetëm mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur”, tha Paskal Milo.
Diskutime rreth kësaj post