• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekskluzive: Çka përmban dokumenti për Minishengen

12 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëveshja për Mini-Schengenin që Serbia ia dërgoj Shqipërisë dhe Maqedonisë për nënshkrim, të cilën e ka pa TV21, e konfirmon këtë gjë.
Prishtina zyrtare para pak javësh, publikisht thirri “si motrën” Tiranën që të largojë kufirin, doganat dhe t’i lë shtetasit shqiptarë dhe ata të Kosovës që të “bashkohen” pa kufi në Vërmicë.

Tirana heshti, ndërsa Prishtina s’foli më me zë. Javën e kaluar, Beogradi zyrtar ka bërë gati draftin e parë për MiniSchengen, dhe diplomatët në Prishtinë ia konfirmuan këtë gjë .

Në dokumentin që ka përpiluar Serbia, ofrohet hapja e kufirit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Por, Serbia “de jure” s’ka kufi me Shqipërinë, meqë Kosovën e kanë në mes.

Serbia drafton Mini Schengenin.

Beogradit po i ngutet me bërjen e Mini-Schengenit, dhe të rrisë raportet tregtare me Shqipërinë e Maqedoninë, andaj i ka vënë gjërat në letër. Pas takimit mes Aleksandar Vuçiq, Edi Rama e Zoran Zaev, qeveria e Serbisë ka përgatitur draftin e parë për bashkëpunimin mes tri shteteve në fushën e tregtisë dhe tregtimit.

Burime diplomatike të TV21 në Prishtinë thonë se “drafti veç është në duart e disa ambasadave”, dhe që “s’ka reagime negative ‘për draftin’”! TV21 i është dhënë qasje në draftin (versionin anglisht, meqë thuhet se është në tri gjuhë) të cilin qeveria e Serbisë, pritet ta nis tek Tirana dhe Shkupi zyrtar.

“Palët”, siç i përshkruan draft memorandumi Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë, kanë për synim largimin e të gjitha pengesave për “rritjen progresive” të tregtisë. Prishtina ka reaguar ashpër ndaj Tiranës zyrtare pse u përfshi në raporte të tilla me Serbinë, meqë Beogradi nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe as kufijtë e saj.

Drafti përshkruan procedurat e thjeshtësuara të bashkëpunimit “ndërkufitar”, duke prekur edhe këmbimin e informatave dhe të dhënave nga zyrat e specializuara për ushqim, veterinari dhe fitosanitari.

Serbia përmes këtij drafti parasheh që Tirana dhe Shkupi zyrtar përveç tregtisë të kenë edhe bashkëpunim dhe “këmbim të informatave të klasifikuara nga autoritetet kufitare”, përfshirë këtu doganën.

Tirana dhe Shkupi zyrtar, ende nuk dihet se kur do ta pranojnë versionin e këtij draftit, me të cilin pritet të vënë në funksion idenë e tre shteteve për “Mini-Schengen” në Ballkan.

Paraardhëse

Aleksandër Biberaj: Shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme, Rama ikën me votë të lirë

Pasardhëse

Shpërthen deputeti i ri në Kuvend: Ja pse mazhoranca nuk ka guxim të shkarkojë Metën

Pasardhëse

Shpërthen deputeti i ri në Kuvend: Ja pse mazhoranca nuk ka guxim të shkarkojë Metën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.