• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: Moska dhe Beogradi po tentojnë destabilizimin përmes të korruptuarve, SHBA u ka futur të dridhurat të gjithëve

12 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se Rusia dhe Serbia, të cilat njihen për marrëdhëniet e tyre të ngushta, janë duke tentuar që të destabilizojnë Ballkanin përmes të korruptuarve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela ka komentuar aleancën e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe është ndalur edhe tek Moska dhe Beogradi.

“Aleanca e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe skema amerikane për Shqipërinë, ka shqetësuar armiqtë shekullorë të Shqipërisë: pushtues të territoreve shqiptare. Por, gjithashtu, ka trembur edhe korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, ka shkruar Ngjela.

Më tej ai është ndalur tek një pikë tepër e diskutuar, ku ngre dhe pyetjen a do të jetë politika amerikane ajo që do të risistemojë demokracinë antikorrupsion në Shqipëri. Më tej Ngjela shprehet se interesi amerikan dhe ai perëndimor po e kërkon diçka të tillë, dhe nga kjo shton ai trembet pikërisht Moska dhe Beogradi.

“Interesi amerikan dhe ai perëndimor po e kërkon, dhe pavarësia e Kosovës flet pozitivisht në përgjigje të kësaj pyetjeje. Pikërisht këtu është ngritur frika e Beogradit dhe Athinës, por edhe e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë. Si rregull, Beogradi dhe Moska, në shekuj kanë punuar kundër Shqipërisë me korrupsionin e brendshëm shqiptar. Por, kjo luftë aktuale antikorrupsion në Shqipëri, po të shkojë deri në fund, do të ndryshojë në sens pozitiv vetë historinë e Shqipërisë. Si do të ndryshojë historia e Shqipërisë në sensin historik”, ka deklaruar Ngjela.

Marrëdhënia shqiptaro-amerikane

Sipas avokatit Ngjela, nëse do të marrim parasysh historikun e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, SHBA është duke i kujtuar Beogradit dhe Athinës si dhe të korruptuarve shqiptarë, se Amerika e ka mbrojtur Shqipërinë që në 1919.

“Në këto çaste të kohës sonë politike, politika amerikane, duke evokuar presidentin Willson, po i kujton Beogradit dhe Athinës historinë dhe, njëherësh, edhe lidershipit të korruptuar shqiptar, të të dy krahëve, mbrojtjen e madhe historike amerikane të Shqipërisë në vitin 1919-1920. Por, edhe Beogradi, edhe Athina, edhe Moska duhet të kujtohen se Presidenti Willson, jo vetëm mbrojti Shqipërinë territoriale në Konferencën e Parisit, por kërkoi rikthimin e territoreve të pushtuara shqiptare. E pra, pse po na e kujton politika e lartë amerikane, tani, pas njëqind vjetësh, këtë ndodhi historike? Sepse jemi sërish në të njëjtën kohë. Duhet të kujtohemi: historia rikthehet në formë cikli”, ka deklaruar avokati.

Më tej avokati ka sjellë në vëmendje edhe disa momente historike kur raportet amerikano-shqiptare kanë mbështetur edhe Kosovën. Ai ka shkruar mes të tjerash se të gjitha këto evente, tregojnë që mbijetesa e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor është edhe një vepër amerikane.

“Por, në raportet shqiptaro-amerikane ka edhe disa evente të tjera historike në mbështetje të shqiptarëve në lidhje me Kosovën. Ishte kërkesa e prerë e presidentit amerikan Nikson për autonominë e gjerë të Kosovës në vitin 1974; dhe më pas, lufta e vitit 1999 për çlirimin e Kosovës me aktin e madh të presidentit Klinton. Por, ka qenë edhe ndërhyrja e prerë e presidentit Kenedi, në Vjenë, në vitin 1961, kur i tha kryeministrit rus Nikita Hrushov: Shqipëria nuk preket. Të gjitha këto evente historike në mbrojtje të shqiptarëve, tregojnë që mbijetesa e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor është edhe një vepër amerikane, fakt ky që aktualisht po kuptohet se Shtetet e Bashkuara e kanë pozicionuar drejt politikën perëndimore kundrejt historisë së Shqipërisë. Me përjashtim të Francës”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Arrihet marrëveshja e shumëpritur Shqipëri-Turqi, nuk do ketë më probleme lidhur me lejet e drejtimit

Pasardhëse

Lleshaj në interpelancë, Maliqi e ‘bombardon’ me pyetje: I kujt ishte mjeti i blinduar me të cilin u largua kryeministri nga selia e PS?

Pasardhëse

Lleshaj në interpelancë, Maliqi e ‘bombardon’ me pyetje: I kujt ishte mjeti i blinduar me të cilin u largua kryeministri nga selia e PS?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.