• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Anti-KÇK, Xhafaj: Synojmë të vëmë vetulla, por po i nxjerrim sytë reformës

6 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë kritik ndaj aksionit të fundit anti-KÇK. Në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj ishte kritik ndaj Kryeministrit Edi Rama.

“Politika dhe Rama personalisht ka udhëhequr një debat të fortë, duke u treguar i pakujdesshëm sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë tashmë “qeveritë” e tyre. Flet më shumë Rama se KLGJ dhe KLP sidomos në rastin e gjyqtares së Krujës që liroi Indrit Doklen. Është e papranueshme që KLGJ s’ka reaguar ende për këtë rast”, është shprehur Xhafaj.

Sa i përket kompetencave shtesë për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që i lejojnë atij të pezullojë prokurorë dhe gjyqtarë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, shpjegoi në emër të Qeverisë se kjo ndërhyrje vjen për shkak të disa problemeve që janë vënë re me ligjet e Reformës në Drejtësi.

“Qartësimi i veprimeve dhe i masës që propozon inspektori i lartë i drejtësisë, garantojnë jo vetëm rikthimin e besimit te organet e drejtësisë, por garantojnë edhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Pasi do të jetë inspektori që do të vlerësojë nëse veprimet diskreditojnë figurën e gjyqtarit dhe prokurorit deri sa të merret një vendim përfundimtar”, tha Gjonaj.

Por edhe për këtë ndërhyrje, reagim pati sërish nga ish ministri i Brendshëm Xhafaj.

“Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe druaj që shpeshherë, paaftësinë tonë, ose problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i gjejmë te ligji në vetvete. Ka nevojë për një analizë të plotë, për të kuptuar çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë e nevojave që ka për t’u mbështetur me ndryshime në ligjet përkatëse. Sepse ndryshe ne mund të synojmë të vëmë vetulla mekanizmave të caktuar, apo institucioneve të sapongritura, por mund t’i prishim sytë reformës në drejtësi”, tha Xhafaj.

Ligji Special u miratua në formën e një akti normativ nga Qeveria të premten e shkuar dhe u prezantua si një ndërhyrje e domosdoshme për të goditur pasuritë e krimit të organizuar si dhe pjestarëve të tij që i kanë shpëtuar Drejtësisë në forma të ndryshme.

Kjo ndërhyrje ka shkaktuar debate të shumta dhe nuk kanë munguar kritikat se masat e ashpra të parashikuara rrezikojnë të cënojnë disa të drejta dhe liri themelore. Ligji u vlerësua nga ambasada amerikane në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit europian si përpjekje e shtuar e Qeverisë për të trajtuar fenomenin e krimit të organizuar, por të dyja palët theksuan se do ta ndjekin nga afër zbatimin e tij.

Paraardhëse

“Ideja e çmendur” e Juventusit, Messi dhe Ronaldo bashkë në një skuadër, mundësitë reale dhe raporti mes tyre

Pasardhëse

E habitshme, Apple shet më shumë orë se gjithë industria zvicerane e orëve

Pasardhëse

E habitshme, Apple shet më shumë orë se gjithë industria zvicerane e orëve

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.