Pas pjesëmarrjes në Festivalin e RTSH, ku nuk arriti të fitonte për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, Elvana Gjata ka vendosur të mos heq dorë nga suksesi ndërkombëtar.
Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt Islandës dhe ka publikuar disa foto vërtetë përrallore.
Më tej, Elvana ka treguar në Instagram se po bashkëpunon sërish me producentin e njohur Poo Bear.
Këngëtarja ka ripostuar një foto të producentit, i cili tregon se është kënaqësi e madhe për të që të punojë me një artiste si Gjata.
Kujtojmë se me Poo Bear, Elvana ka bashkëpunuar edhe për disa këngë të tjera të njohura si, ‘Forever is over’, ‘Shade’ apo ‘Off guard’.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post