Pedagogu i gazetarisë dhe ish deputeti i PD-së, Mark Marku ka komentuar tryezën për reformën zgjedhore mes opozitës dhe mazhorancës, Mark Marku deklaroi se “një parti politike patjeter që duhet të bëjë kompromise, por jo pazare”.
“Kjo është një fyerje që u bëhet qytetarëve. Propaganda qeveritare fyen intiligjencen e qytetarëve, kur thotë se Basha po bën pazare me Ramën. Si mund të bëjë pazare Basha që kërkon të vijë në pushtet, me Ramën që kërkon ta mbajë pushtetin me çdo kusht.
Por nëse nuk krijohet mundësia për zgjedhje të ndershme, atëhere çfarë duhet të bëjë opozita?! Kur doli në protestë u kritikua, tani që ulet në bisedime për të garantuar zgjedhjet kritikohet sërish. Kjo është vetëm çështje propagande”, u shpreh Marku.
Diskutime rreth kësaj post