• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë: Anti-KÇK të godasë këtë grup miliarderësh

4 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka hedhur akuza të forta ndaj partive politike në vend. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Europian ditën e sotme, ajo tha se ato janë kthyer në grupe miliarderësh që nuk bëjnë dot pa krimin e organizuar.

“Unë vazhdoj të jem e bindur që partitë politike në vend janë kthyer në një grup miliarderësh të cilët pa lidhjet e tyre me krimin e organizuar nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin. Nëse nuk arrijmë të luftojmë korrupsionin brenda politikës nuk do e fitojmë betejën me këtë fenomen. Sekuestrimi pasurive duhet të fillojë me atë klasë politike që kanë shfrytëzuar pozicionin e pushtetit për tu pasur dhe për të forcuar pozitat e tyre e për të varfëruar pjesën tjetër të shqiptarëve,” u shpreh ajo.

Hajdari u shpreh se në vitet e fundit korrupsioni në Shqipëri ka pësuar rritje të jashtëzakonshme dhe duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet.

“Korrupsioni është një nga plagët më të thella të shoqërisë sonë e cila prek çdo aspekt të jetës së shqiptarëve. Ka një impakt të jashtëzakonshëm në jetën e njerëzve dhe sidomos atyre me të ardhura të ulëta dhe vulnerabël. Gjithmonë e kam munduar se lufta ndaj korrupsionit do të jetë kulturë e gjeneratës së re. Ky fenomen nuk mund të luftohet pa institucione të forta, pa integritet dhe transparencë. Ky fenomen na ka mbajtur mbrapa si shoqëri dhe vend. Kemi shumë punë për të bërë për të zbatuar Reformën në Drejtësi.

Në vitet e fundit korrupsioni ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme. Ky fenomen po gërryen Shqipërinë si në ekonomi, jetën shoqërore e kulturore. Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur jo vetëm për të rregulluar kuadrin ligjor, për të rregulluar klimën politike në vend, por të bëjmë çdo gjë të mundur për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet,” – tha Hajdari.

Paraardhëse

“Shteti i kapur”, zbardhet takimi i Ilir Metës me delegacionin që refuzoi 30 Qershorin

Pasardhëse

Bushati del me paralajmërimin e frikshëm për Shqipërinë: Ja çfarë rreziku i kanoset, një epokë e re po vjen

Pasardhëse

Bushati del me paralajmërimin e frikshëm për Shqipërinë: Ja çfarë rreziku i kanoset, një epokë e re po vjen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.