• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk ndalet ministrja Xhaçka, jep një tjetër lajm të mirë: Do ndodhë brenda pak javësh

3 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

900 banorë të fshatrave Klos e Fan, prej ditës së sotme do ta kenë më të lehtë të shkojnë në shkolla, qendrat shëndetësorë, apo për tu lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë përmes Rrugës së Kombit.

Kjo ka ardhur falë kontributit të Forcave të Armatosura, të cilët ndërtuan një urë mbi lumin Fan. Ura “bailey” që do t’u shërbejë banorëve të Fanit dhe Klosit ka një gjatësi prej 24 metrash dhe u bë e mundur falë bashkëpunimit të ekspertëve xhenio, të profilizuar më së miri në ndërtimin e urave të tilla, me bashkinë e Mirditës. Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga deputetja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve për urën “bailey”, vlerësoi kontributin e FA dhe ekspertëve xhenio në komunitet.

“Dua të falenderoj efektivët tanë për punën e shkëlqyer që kanë bërë. “Me komunitetin, për komunitetin” është moto e Forcave tona të Armatosura. Në 2 vitet e fundit, efektivët xhenio i kanë lehtësuar komunikimin 60 mijë banorëve nga jugu në veri të vendit, falë 16 urave “bailey”. Përmes këtij kontributi, FA kanë lehtësuar shërbimet për mijëra familje, kryesisht në zonat rurale dhe ato me distancë të largët nga qendrat e qyteteve, duke krijuar mundësi më të mira për frekuentimin e fëmijëve në shkolla, vizitat në qendrat shëndetësore apo shfrytëzimin e bujqësisë në dobi të ekonomisë familjare”, – tha Ministrja e Mbrojtjes.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes, për ministren Xhaçka, vëmendja ndaj komunitetit, veçanërisht gjatë emergjencave civile është një ndër prioritetet kryesore të institucionit që ajo drejton.

“Përmes ligjit të ri “Për Mbrojtjen Civile”, do të ketë një koordinim më të mirë të të gjithë aktorëve. për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në rast fatkeqësish natyrore apo në problemet e infrastrukturës. Brenda pak javësh do të mbërrijnë mjetet dhe uniformat e reja për ekipet e kërkim shpëtimit, zjarrfikësit dhe ekipet tona të specializuara në emergjenca, si përgjigja më e mirë ndaj kërkesave të kohës”, – nënvizoi ministrja gjatë inspektimit.

Paraardhëse

Priten reshje të dendura dëbore në të gjithë territorin! Meteorologu i njohur tregon se kur do nisë i ftohti i acartë

Pasardhëse

Si rrallëherë, Majlinda Bregu hap kutinë e kujtimeve dhe surprizon me foton e vjetër (FOTO)

Pasardhëse

Si rrallëherë, Majlinda Bregu hap kutinë e kujtimeve dhe surprizon me foton e vjetër (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.