• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do ta kthejmë shqiponjën në fole” Cili është mesazhi i koduar i Presidentit Meta?

31 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në gjithë këto kohë si president i Republikës, Ilir Meta, do të mbahet mend mbase si presidenti me reagimet më të forta që herë herë ka dalë edhe mbi atë që zakonisht nga paraardhësit e tij është quajtur “rol balancues”.

Përplasjet e forta me mazhorancën e kryeministrit Rama, kthimi i vazhdueshëm i disa ligjeve për rishqyrtim në parlament, apo edhe ndryshimi dekretit për datën e zgjedhjeve duhet thënë që e kanë shëndërruar Presidentin në “opozitën” më të fortë të qeverisë Rama.

Gjatë kohës së presidencës së tij, Meta, veç të tjerash e ka shfaqur veten edhe si patriot që do të mbrojë me çdo kusht sovranitetin dhe kushtetutën e vendit. Këtë e ka bërë madje edhe me veprime simbolike gjatë daljes së tij në media apo nga podiumi i tij në presidencë.

Gjatë vizitës së tij në Kongresin e Lushnjës, ku edhe e nderoi këtë kongres me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ai deklaroi ndër të tjera se: “Do ta kthejmë shqiponjën në fole”.

Por si mund të lexohet kjo deklaratë e Presidentit Meta?

Siç edhe e cekëm më sipër, Ilir Meta, në gjithë këto kohë ka bërë një opozitë frontale ndaj qeverisë në shumë veprime që kjo e fundit ka ndërmarrë, që sipas Metës janë antikushtetuese.

Rikthimi i Shqiponjës në fole, përtej retorikës politike që ne nuk po rrekemi ta analizojmë, nënkupton për Ilir Metën delegjitmimin e zgjedhjeve vendore të qershorit.

Kjo pasi, edhe Bundestagu Gjerman ka vendosur si një nga 9 kushtet e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë nxjerrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për të vlerësuar nëse zgjedhjet ishin apo jo demokratike.

Dhe nga ky vendim Meta pret një përgjigje pozitive, çka do të ishte edhe një fitore për të dhe për reputacionin e tij. Gjithashtu, “kthimi i shqiponjës në fole” për Ilir Metën mund të nënkuptojë edhe fitoren e tij në betejën ndaj KED-së dhe drejtuesit të këtij insitucioni. Çështje të cilën Meta e ka dërguar për opinion edhe në Komisionin e Venecias.

Po aq edhe kthimi për rishqyrtim i “paketës antishpifje” dhe dërgimi i saj në Venecia nëse përfundon me rënien e këtij projektligji do të jetë padyshim një fitore, që do të rikthejë në fole shqiponjën e Ilir Metës.

E krejt në fund, në gjithë diskurin e tij politik Meta është kujdesur të thotë me delikatesë që e vetmja zgjidhje për krizën në të cilën është futur vendi janë zgjedhjet.

Dhe nëse në vend do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme kjo do të jetë një tjetër fitore e Metës.

Paraardhëse

Ndodh për herë të parë! Rregulla të reja për maturën shtetërore, ministrja Shahini komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO)

Pasardhëse

Kryeministri Rama nuk ndalet, jep lajmin e mirë për të moshuarit: Do t’i kenë falas

Pasardhëse

Kryeministri Rama nuk ndalet, jep lajmin e mirë për të moshuarit: Do t’i kenë falas

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.