• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Rakipi sfidon Ramën: Hajde në gjyq, mos bëj presion

31 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Ylli Rakipi ishte sot në Gjykatën e Tiranës, ku po përballet me dy padi të ngritura nga kryeministri Edi Rama për fyerje dhe shpifje në dëm të tij. Para kamerave, Rakipi u shpreh se është rast unik, kur kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do t’i fitojë të gjitha gjyqet.

Rakipi tha se kjo nuk është gjë tjetër, veçse konfirmimi se kreu i qeverisë e ka në dorë dhe sistemin gjyqësor. Rakipi tha se Rama u ushtron presion gjyqtarëve me vetingun, një pjesë e të cilëve nuk e kanë kaluar ende.

“Jam në gjyq me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore, është një nga ngjarjet më unike, pasi Edi Rama tha se do të fitojë të 60 gjyqe që ka ngritur.

D.m.th foli si të ishte gjyqtar me siguri që do t’i fitonte të gjitha. Gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shumë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën e tyre në gjykatat ndërkombëtare, unë i kërkoj atij që të vijë këtu në gjyq dhe të përballet, dhe jo të sjellë avokatët, që kanë vendosur në shumë raste dhe se kush do të jetë trupan gjykuese.

Njerëzit e mi do t’iu shpërndajnë një video ku kryeministri shprehet i bindur se do t’i fitojë të gjitha gjyqet. Unë kam dy procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama, ndërsa ai vetë i fyen gazetarët nga mëngjesi në darkë”, – u shpreh Rakipi, ndërkohë që më tej avokati i tij tha se gjyqtarët e çështjes gjenden nën një presion të vazhdueshëm.

Paraardhëse

Vajza e Xhevdet Ferrit mall për të atin i bën dedikimin prekës: Lamtumirat nuk janë fundi (FOTO)

Pasardhëse

Kejvina Kthella në përqafim të reperit shqiptar, publikohen pamjet (FOTO)

Pasardhëse

Kejvina Kthella në përqafim të reperit shqiptar, publikohen pamjet (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.