• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Seanca parlamentare, Elena Xhina prek me fjalimin e saj në Kuvend

30 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e pavarur, Elena Duka Xhina ka folur në seancën parlamentare, ndërsa ka bërë një analizë për amnistinë, por më tepër rreth qasjes të të qenit deputet. Ka qenë zonja Xhina, e cila ka publikuar një pjesë të fjalimit të saj në rrjetet sociale, teksa mes të tjerash ka cituar edhe një thënie filozofike, duke drithëruar të madh e të vogël. Sipas saj, nëse një pikë uji bie në një liqen, nuk ka identitet, por nëse bie në një gjethe zambaku, pika e ujit ndriçon si një perlë.

“Për amnistinë por më tepër rreth qasjes të të qenit deputet……..E në fund të këtij diskutimi, përsëri e di se secili prej nesh do të gjykohet se nuk kemi bërë një punë të mirë, për amnistinë e për çdo projektligj tjetër që do të miratohet sot, sikurse ndodh prej shumë kohësh. Është bërë më se e zakonshme të flitet për nivelin e deputetit, duke gjykuar, paragjykuar, krahasuar e analizuar pa kriter. Është më se e qartë dhe e reflektuar në çdo forum social dhe biseda të përditshme, fakti që të jesh Politikan sot, mbart në vetvete një stigmë dhe paragjykim, i mbrujtur dhe i kalitur nga vetë dështimet dhe mosarritjet e historisë së politikës shqiptare në këto 30 vite. Një ndjenjë dyshimi dhe paragjykimi mbizotëron në ajër, një lloj emërtimi i parafabrikuar për çdo individ që përfshihet në politikë, qoftë dhe shumë zëra të rinj që me dedikim dhe pastërti, i kanë hyrë kësaj sfide.

Ne paragjykohemi dhe vlerësohemi si një e tërë dhe jo si individë, duke mbajtur kështu të gjithë të njëjtën peshë edhe pa qenë pjesë e të njëjtit faj. Më lejoni të përmend fatkeqësinë shkatërruese të 26 Nëntorit, të cilën ne po e përjetojmë si një plagë të përbashkët, por që na tregoi se për çështje madhore, me sakrificë të pakushtëzuar, populli shqiptar bëhet një dhe tregon forcën dhe vlerat e mishëruara në genin tonë. Por ai bashkim, forcim dhe përpjekje për shpresë nuk duhet të ndizet vetëm në ditët më të errëta, kur Morti shtrihet hapur midis nesh. Për një vend si Shqipëria shpresa dhe optimizmi duhet të ishin parësore. Dikush, mendimin e të cilit e vlerësoj pa masë, tha: Shpresa është pas dere, mjafton ta hapim atë… E për të hapur këtë derë duhet një reflektim kombëtar është i domosdoshëm, një qasje ndryshe ku shigjetat të drejtohen tek ato vlera që na bashkojnë me shumë, sesa ato që na ndajnë. Ne të gjithë duhet të na udhëheqë dëshira për të bërë më mirë, realizimi i momentit dhe orës kombëtare, që nuk kthehet më mbrapa. Le të rrimë larg skutave errësuese, le të reflektojmë përgjegjësi. Kurrë nuk duhet të harrojmë se të parët tanë gjithnjë kanë qenë drejtuar dhe ujitur nga vlerat e kombit, atdheut, duke e konsideruar atë si një të vërtetë hyjnore, që kurrë s’mund të bësh pazare dhe kompromise. Nëse çdo gjë tjetër krijon çarje, vetëm kur bëhet fjalë për të ardhmen e këtij vendi, aty mund dhe duhet të bashkohemi të gjithë.

Ne duhet të ngremë kokën me dinjitetin që na takon, se pavarësisht çdo gjykimi, ne jemi këtu në tempullin e fjalës dhe ajo që duhet të tregojmë është dinjitet, devotshmëri, integritet. E keqja nuk mbizotëron se ekzistojnë njerëzit këqij, por se heshtin njerëzit e mirë..prandaj duhet të flasim. E meqë përmenda tragjedinë e 26 Nëntorit, dua të sjell në vëmendjen tuaj se jam ndjerë shumë keq kur në media e në rrjete sociale, kolegët e mi, anatemoheshin e përbalteshin pa të drejtë. Unë vetë jam dëshmitare se si disa deputetë këtu, e për më tepër kolege, për ditë e netë me radhë u gjendën pranë njerëzve në nevojë me përkushtim, duke përjetuar me shpirt të thyer atë që po ndodhte. Por shumë nuk duan ta shohin këtë dhe nuk duan ta pranojnë, duke mos ia njohur askujt ndër ne atë që vërtet ka vlerë e virtyt. Ne duhet të bëjmë hapa për të forcuar besimin dhe të jemi së pari në një nivel me ata që na besojnë votën. Kurrë nuk është vonë për këtë. Ne duhet të jemi mjeti drejt qëllimit, arritjes dhe zhvillimit që kërkon dedikim tërësor dhe jo fallcitet dhe belbëzime fëmijësh, një dedikim të kultivuar nga morali dhe besimi në ligje dhe drejtësinë gjithëpërfshirëse. Dua në mbyllje të përmend një shprehje: “Nëse një pikë uji bie në një liqen, nuk ka identitet, por nëse bie në një gjethe zambaku, pika e ujit ndriçon si një perlë!”. Ndaj ata që e ndjejnë si unë le te zgjedhin të jenë në anën e duhur të historisë, tej paragjykimeve e të ndiejnë duke bërë punë të mira për vendin tonë, duke dhënë më të mirën nga vetja”, shkruan deputetja Elena Xhina.

Paraardhëse

Nertian Liçaj i përvishet Ramës: Po ta shposh nuk i del gjak këtij tipi, por qelb (FOTO)

Pasardhëse

Negociatat me BE në Mars! Zbardhen detajet nga takimi ‘kokë më kokë’ mes Gramoz Ruçit dhe ambasadores Yuri Kim

Pasardhëse

Negociatat me BE në Mars! Zbardhen detajet nga takimi ‘kokë më kokë’ mes Gramoz Ruçit dhe ambasadores Yuri Kim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.