• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryeministri Rama del me paralajmërimin e prerë: Do të mbajnë përgjegjësi për viktimat e 26 Nëntorit

30 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama teksa foli për ligjin për ndërtimet, pohoi se nevojitet reflektim pas tragjedisë së 26 nëntorit. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë theksoi se gjatë tërmetit me magnitudë 6.2 të shkallës rihter nuk u shembën ato godina që respektuan projektin, por ato që ishin ndërtuar me më shumë kate se sa ishin projektuar.

Mes të tjerash ai paralajmëroi të gjithë ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje, se këto godina ose do të shemben, ose do të përdoren për qëllime sociale. Po ashtu Rama nuk la pa shigjetuar dhe atë çka ai e cilëson grupi “KÇK”, “Kap ça të Kapësh”, ku theksoi se në këto raste të abuzimit, ky grup ka gjunjëzuar shtetin.

“Po të bënim një ekspozim të projekteve që miratohen dhe të projekteve që janë zbatuar në realitet, do kishim dy botë krejt të ndryshme. Ju siguroj se një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë dhe padiskutim dhe në qytete të tjera, s’kanë lidhje fare me lejet e ndërtimit të miratuara. Nëse do ishin zbatuar projektet e miratuar nga bashkitë, do kishim sot pas 30 vitesh qytete më cilësorë në pikëpamje të urbanistikës. Ajo që ka ndodhur historikisht dhe që ka sjellë dhe situatën e papranueshme të pamundësisë të qindra-mijëra familjeve për të zotëruar pronën e tyre, është tejkalimi i kornizës së ndërtimit.

Kate e shtesa anësh. Arkitektët janë të fundit qe firmosin në projekt. Konstruktorët nuk mund të mos mbajnë përgjegjësi penale kur ndërtohen dhe 2 kate shtesë. E gjitha është e paligjshme, deri tek kriminale. Nuk janë shembur në Durrës godina që kanë respektuar parlamentet. Por godina që me leje ndërtimi janë bërë 3 kate dhe në fakt u ndërtuan 8 kate. Shto ujë e shto miell. Ato morën jetë njerëzish. Nuk mund të funksionojë dot jashtë përgjegjësisë penale ky sistem. Me gjykatë ata kanë gjunjëzuar shtetin. KÇK nuk e ka lejuar këtë. Por e ka gjunjëzuar shtetin dhe ka favorizuar ndërtuesit. Ajo çka duhet bërë taksative është se çdo volum i ndërtuar për qëllim fitimi, pra flasim për godina me shumë njësi, duhen ose shembur ose sekuestruar për qëllime sociale. Nuk mund të jenë më pronë e atyre që e kanë ndërtuar.”, tha Rama.

Paraardhëse

Tërmet i fuqishëm në Greqi, ndjehet edhe në Turqi

Pasardhëse

Hajdari me tone të ashpra dhe akuza të forta shpërthen kundër Ramës: Në ç’planet jeton kryeministri

Pasardhëse

Hajdari me tone të ashpra dhe akuza të forta shpërthen kundër Ramës: Në ç’planet jeton kryeministri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.