• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rikthehet paniku nga tërmetet në Shqipëri, sizmologu Duni zbulon a ka vend për t’u alarmuar

29 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sizmologu Llambro Duni foli ka folur për “Neës24” lidhur me tërmetin e fortë të mbrëmjes së kaluar me magnitudë 4.9 të shkallës rihter. Sizmologu Duni tha se tërmeti i mbrëmshëm ishte një paslëkundje në kuadër të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, për shkak se sipas tij, ka ndodhur në të njëjtin rajon, ku është aktivizuar tërmeti i 26 nëntorit.

Intervista:

Ka pasur aktivitet sizmik në disa shtete.

Rajoni është vend sizmik, gjithë rajoni i Ballkanit. Nuk shoh ndonjë gjë të veçantë.

A e dallojnë specialistët nëse një lëkundje është ngjarje e re?

Është vështirë të flitet jashtë një konteksti të caktuar. Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtin rajon që është aktivizuar 26 nëntori, kështu që është pasgoditje. Nëse ndodh në një zonë më të gjerë, duhet të kemi parasysh që vendi ynë është sizmik. Edhe në periudha jashtë kësaj krize, kemi regjistruar ngjarje. Kur ndodh një ngjarje e tillë është vështirë të themi është paragoditje apo pasgoditje.

Sizmologu grek ka thënë se tërmeti i 26 nëntorit duhet të ishte kuptuar nga shkencëtarët shqiptarë nga lëkundjet e lehta të tokës?

Ai është personalitet i njohur i gjeologjisë, por jo sizmolog. Është shumë e lehtë të flasësh, pasi ndodh një ngjarje. Tërmetet janë të paparashikueshme. Është e vështirë të flasësh për parashikime, e kemi të pamundur të parashikojmë ngjarje tërmetore, është e pamundur në gjithë botën.

Tërmeti në Turqi dhe paralajmërimi për një tjetër tërmet të fuqishëm?

Është paralajmërim i nxituar. Alarmi për Stambollin është specifik, pasi ka ndodhur një ngjarje shkatërruese me mijëra viktima, vite më parë. Është normale që do të ndodhë, se pse në një vend sizmik priten ngjarje sizmike. Por, është vështirë të thuash kur, si e ku do të ndodhë. Shqetësimi i Stambollit është për ruajtjen e ndërtesave me vlerë.

Njerëzit po dyshojnë që çdo tërmet është paslëkundje?

Kanë të drejtë të dyshojnë, por ne kemi thënë me kohë që kjo dukuri do vazhdojë për disa muaj. Fakti që ka ndodhur në vendin që është aktivizuar në kohë, besojmë që është paslëkundje. Magnituda e një tërmeti shprehet me tipe të ndryshme magnitudash. Të gjitha tipet përfaqësojnë e paraqesin të njëjtën energji që çlirohet. Magnitudën e tërmeteve ne e paraqesim në magnitudë lokale, ndërsa qendra evropiane e paraqesin në magnituda të tjera, që nuk korrespondojnë. Është mirë të ruajmë një linjë arsyetimi, të përqendrohemi te magnituda lokale. Magnitudat e tjera janë më të mëdha se ajo lokale. Duhet të lexojmë gjithmonë ML (magnitudë lokale).

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar a mund të jetë një lëvizje e re sizmike?

Ne po diskutojmë dukurinë. Kemi instaluar në gjithë rajonin 30 sensorë, që ndjekin në vazhdimësi gjithë paslëkundjet dhe në fund do të shqyrtojmë në detaje gjithçka ka ndodhur, në bashkëpunim me ekspertë gjermanë.

Si është gjendja këtu?

Nga data e djeshme kemi rreth 15 ngjarje, ku 8 janë lokalizuar, pasi disa janë shumë të vogla dhe ndjehen vetëm në stacionin më të afërt.

Si duhet të jenë njerëzit të qetë?

Gjithçka është në funksion të strukturave ku ne jetojmë. Ata që jetojnë në struktura të sigurta, duhet të jenë të qetë. Nuk duhet të hyjmë në asnjë mënyrë në struktura të dëmtuara, pasi mjafton një lëkundje sado e vogël që të shkaktojë dëme të mëtejshme.

Paraardhëse

Tërmeti që goditi vendin tonë mbrëmjen e djeshme, përveç Shqipërisë, tmerr përjetuan njëkohësisht edhe këto 10 shtete

Pasardhëse

Kryeministri Rama kalon çdo pritshmëri, degjeneron me fjalorin në filmin e Mamaqit (VIDEO)

Pasardhëse

Kryeministri Rama kalon çdo pritshmëri, degjeneron me fjalorin në filmin e Mamaqit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.