• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dreqi e mori, ku është parë kjo në botë”, Rudina Xhunga ka një thirrje të drejtpërdrejtë për ministren e Kulturës

28 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga i bëri një thirrje të drejtpërdrejtë Ministrisë së Kulturës, duke i kërkuar të paguajë gazetarët e kulturës, teksa komentoi 84-vjetorin e Ismail Kadaresë, që është sot, por që zuri shumë pak hapësirë në media, në krahasim me ngjarjet e kronikës së zezë.

Duke komentuar ngjarjet e aktualitetit në rubrikën “Opinion”, në News24, ku vendin e zë fatkeqësisht kronika e zezë, Xhunga tha se një gjë e tillë ndodh, pasi gazetarët e kronikës shihen si “yje”, ndërsa ato të kulturës as nuk paguhen.

Xhunga propozoi që gazetarët e kulturës të paguhen të paktën një vit rresht nga Ministria e Kulturës, në mënyrë që të mos jepen vetëm lajme për krimin dhe detaje monstruoze, por të shohim edhe lajme kulture.

“Është njeriu që na bën krenarë. Kam intervistuar shumë shkrimtarë të huaj, dhe kam qenë Rudina Xhunga që ka bashkëkombëtar Ismail Kadarenë. Unë e njoha Shqipërinë përmes dritares që hapi Ismail Kadare. Isha në Izrael, kur Kadare u vlerësua me çmim, dhe ishte i njëjti si këtu, që priste me thjeshtësi adhurimin e botës. Ja kam bërë shumë herë pritjet e “Nobelit” dhe më ka premtuar që një ditë do më tregojë për pritjet. Kadareja është shqipja jonë e përbashkët, krenaria jonë e madhe. Nuk është puna që Kadare nuk tërheq, ai tërheq në botë, e jo më këtu, problemi është se këtu ndodh diçka me kulturën, nëse gazetarët e kronikës janë yje, ato të kulturës nuk i duan, nuk paguhen.Pra, problemi është se gazetarët e kulturës këtu nuk paguhen. Tani i duhet thënë Ministrisë së Kulturës të bëjë politika idealiste. Para disa ditësh po shihja për një projekt të Ministrisë së Kulturës dhe pata dëshirë t’i propozojë që paratë duhet të shkojnë për gazetarët e kulturës. Nëse gazetarët e kulturës do të paguheshin për një vit nga Ministria e Kulturës, nuk do të merremi me lajmet e krimit. Le ta bëjë shteti, të paguajë gazetarët e kulturës, për të treguar çfarë bën Timo Flloko.

Dreqi e mori, flasim për aktorët e mëdhenj të këtij vendi, kur ata vdesin, dhe këtë e bëjnë gazetarët e kronikës, ç’është kjo, ku është parë kjo në botë, sepse gazetarët e kulturës nuk mbahen dot me para. Le t’u japin para atyre, sepse para ka. Kultura sjell kulturë, krimi sjell krim”, tha Xhunga.

Paraardhëse

Mimi Kodheli zbulon ‘misionin’ e ambasadores Yuri Kim pas mbërritjes në Tiranë

Pasardhëse

Kryetari i Parlamentit Europian jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Pasardhëse

Kryetari i Parlamentit Europian jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.