Kryeministri Edi Rama ka takuar sot kancelaren gjermane Angela Merkel, lidhur me konferencën e donatorëve që do të mbahet në muajin shkurt në Shqipëri, por pa harruar edhe negociatat me BE.
Në një video që ka postuar në Facebook nga takimi me Merkelin, kryeministri ka replikuar me komentuesit të cilët e kanë ngacmuar lidhur me përplasjen e fundit mes tij dhe kryeministrit të Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, për akuzat e lobimit.
Haradinaj disa ditë më parë e akuzoi Ramën se ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Ndërsa vetë kryeministri në përgjigjen e tij thotë se ‘politika e tij qorre e ka dëmtuar Kosovën’.
Komentuesi e ka pyetur Ramën nëse vërtet ka lobuar, kurse kryeministri i drejtohet duke i thënë se edhe ai ka rënë ‘viktimë e baltaxhinjve profesionistë të politikës e të medias’.
Komentuesi: Përshëndetje Kryeministër Rama deshta më javë ba një pyetje a po loboni ndonjeher për Kosovën.
Edi Rama: Kjo pyetje tregon se ti vella je viktime e baltaxhinjve profesioniste te politikes e te medias ne Prishtine e ne Tirane kunder perpjekjeve te mia per Shqiperine e per Kosoven bashke, po ani s’ka problem se koha i ve ne vend te gjitha nderkohe qe Kosova po humbet kohe e po humbet respekt nderkombetarisht per shkak te disave qe i’a duan te miren me llafe dhe i’a bejne demin me veprat e tyre!
Komentuesi: Do të, do të, do të.
Edi Rama: e para ishte Fjala, Fjala ishte Zoti dhe Zoti ishte fjala, keshtu nis Libri i Shenjte dhe nga fjala nisin te gjitha idashur mik.
Diskutime rreth kësaj post