• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama dhe Veliaj në shtëpinë e re të Halil Sulës në Kashar: Shtëpitë e reja me standardet më të larta të ndërtimit

24 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rama dhe Veliaj në shtëpinë e re të Halil Sulës në Kashar: Shtëpitë e reja me standardet më të larta të ndërtimit Sot familja e madhe Sula në Kashar gëzon një strehë me kushte shumë më të mira se sa përpara tërmetit. Kryeministri Edi Rama bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzuan çelësin e banesës së re zonjës së shtëpisë, e cila i falënderoi për përkujdesjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore.

Kreu i Bashkisë u shpreh se për ndërtimin e kësaj shtëpie në kohë rekord janë përdorur standardet më të larta të ndërtimit, dhe siguroi se e njëjta cilësi do të ndiqet edhe për banesat e tjera. Nga ana e tij, Kryeministri Rama bëri të ditur se ndërtimet e reja do të jenë antisizmike dhe ekologjike. Ai bëri të ditur se pikërisht sot ka pasur një takim të rëndësishëm me një grup ekspertësh të huaj për fazën e rindërtimit të shtëpive të prekura nga tërmeti.

“Sot që në mëngjes e kemi filluar ditën me një grup ekspertësh të huaj për rindërtimin, për të parë disa module të reja ndërtimesh. Kanë shkuar në Bashki, sepse po shohim këto teknologjitë reja që janë për ndërtime antisizmike dhe moderne, që ka disa terminologji fantastike dhe ishim sot atje, po diskutonim dhe japin mundësi për të ndërtuar më shpejt dhe në mënyrë më ekologjike, ndaj u vonova pak, por besoj se do bëjmë një punë shumë të mirë”, – tha ai.

Kreu i qeverisë siguroi se të tilla kushte komode do të plotësohen për të gjitha familjet që humbën shtëpitë nga fatkeqësia e nëntorit të shkuar.

“Jemi duke punuar çdo ditë me këtë punë. Tërmeti ka mbaruar, për pjesën më të madhe të njerëzve ka filluar jeta normale, kanë filluar prapë llafet e kazanit por për mua fillon një tërmet, mbaron tërmet dita, në kuptimin që ky është prioriteti kryesor. Çdo ditë kemi një takim në mëngjes për tërmetin, një në darkë. Pastaj, gjatë ditës janë të angazhuar të gjithë ata që punojnë dhe ideja është që të gjithë t’i kthejmë në shtëpi më të mira se ato që kishin, plus që kemi edhe këto zonat e mëdha që po ndërtojmë ne në Tiranë, Durrës, Laç e kudo, shkollat, spitalet, pra kemi goxha punë por do ia dalim”, – theksoi Rama.

Paraardhëse

Manjani kap në foton e Lefter Allës detajin që na shpëtoi të gjithëve dhe hedh dyshimet e rënda (FOTO)

Pasardhëse

Zbulohet data kur do të mbajë koncert në Tiranë Maluma, ja sa lekë duhet të paguash për ta takuar

Pasardhëse

Zbulohet data kur do të mbajë koncert në Tiranë Maluma, ja sa lekë duhet të paguash për ta takuar

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.