• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Irani shënjestron Shqipërinë: S’jeni në rrugë të drejtë, po bëni gabime

21 January, 2020
në Aktualitet, Botë, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas deklaratave të liderit suprem të Iranit, i cili e cilësoi Shqipërinë një vend të vogël djallëzor, sërish vendi ynë është vënë në shënjestër të këtij shteti, që i ka shpallur “luftë” SHBA dhe aleatëve të tij. Këtë herë reagimi ka ardhur nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, pas dëbimit nga Tirana zyrtare të dy diplomatëve të tjerë iranianë, të cilët akuzohen për veprimtari subersive.

Mousavi deklaron se Shqipëria ka bërë disa gabime në llogari të të tretëve, dhe se rruga aktuale që po ndjek në marrëdhëniet dypalëshe, nuk është konstruktive.

“Shqipëria ka bërë disa gabime dhe ne ndjejmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos i lidhin marrëdhëniet tona të mira me një vend të tretë… Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive”, – shkruan zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Statusi në Twitter është publikuar nga gazetari iranian, Hossein Ghazanfari, i cili citon fjalët e Seyyed Abbas Mousavi për Shqipërinë.

Kjo “këshillë” vjen nga Irani menjëherë pas lajmit që bëri publik ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Cakaj, i cili njoftoi pak ditë më parë se përfaqësuesit diplomatikë të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit, u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Më herët në dhjetor të vitii 2018, Shqipëria pëzuri për të njëjtat motive edhe ambasadorin iranian në vendin tonë.

Paraardhëse

Ditmir Bushati del me deklaratën e fortë për tre ’21 Janarët’

Pasardhëse

‘Nihal’ ia ndalon kategorisht paparacëve t’i fotografojnë djalin 2 muajsh, ja pse (FOTO)

Pasardhëse

‘Nihal’ ia ndalon kategorisht paparacëve t’i fotografojnë djalin 2 muajsh, ja pse (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.