• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk premtoj mrekulli”, kryeministri Rama jep mesazhet e prera nga Kievi si kryesues i OSBE-së: Ky është synimi ynë

20 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në konferencën për shtyp në Kiev me ministrin e Punëve të Jashtme Vadym Prystaiko, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk premton mrekulli në drejtimin e Presidencës së OSBE-së, por shtoi se do të bëjnë gjithçka për të shtuar njerëzit në terren për të ndihmuar njerëzit e pafajshëm që janë prekur nga ky konflikt. Synim, tha kryeministri shqiptar është arritja e një armëpushimi.

“Dua t’ju falenderoj për diskutimet e sinqerta dhe produktive. Pres me padurim të takohem me kryeministrin dhe presidentin dhe autoritete të tjera të larta gjatë ditës. Nuk është rastësi që Ukraina është vizita ime e parë si kryetar i Presidencës së OSBE-së, ajo reflekton rëndësinë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën. Do të bëjmë maksimumin dhe do të inkurajojmë fort zbatimin e marrëveshjeve të Minskut.

Ndërkohë që marrëveshjet, formatet po diskutohen dhe duke qenë se shumë kohë e ndoshta do të kërkohet, ajo çka mbetet thelbësore mbetet jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjithë ata përballin duke jetuar në zonat e prekura nga konflikti. Aty është ku ne do të punojmë pa reshtur duke bërë gjithçka, pasi garantimi i ndalimit të të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje. Konflikti vijon të prodhojë viktima civile dhe kjo është e papranueshme. Kjo duhet të ndalet. Synimi ynë është të sigurojmë armëpushim të plotë. Rruga është e gjatë drejt një paqeje të qëndrueshme dhe unë jam këtu për t’iu thënë se përfaqësuesi im i posaçëm në Ukrainë do të të eksplorojë mënyrën si të ecë sa më mirë ky proces.

Ne ndajmë bindjen që kontributi që është dhënë nga misioni i monitorimit është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet dhe rivendosur paqen. Unë ndava me ministrin për të mbështetur më shumë me një buxhet më solid për tu siguruar që ta luajë më mirë rolin e vet. Në Ukrainën Lindore dua të shoh personalisht situatën dhe ndikimin praktik në terren të misionit të monitorimit. Jemi të vendosur për të ndihmuar që të sjellin një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmirësojmë jetët e atyre që janë prekur në mënyrë brutale nga konflikti. Nuk jemi këtu për të premtuar ndonjë mrekulli, por e dimë se ka diçka që ne mund ta bëjmë më mirë se të tjerët, për të ndihmuar që të lehtësojmë sa shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë të pafajshëm”, tha kryeministri Rama.

Paraardhëse

E ngjashme me atë familjes Beckham, zbulohen pamjet e vilës luksoze të Noizy-t në Greqi (FOTO)

Pasardhëse

“Negociata, boll me Retorikë”, Ralf Gjoni bën deklaratën e fortë përballë Komisioneve Evropiane të BE-së (VIDEO)

Pasardhëse

“Negociata, boll me Retorikë”, Ralf Gjoni bën deklaratën e fortë përballë Komisioneve Evropiane të BE-së (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.