• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryesuan Kuvendin! Topalli: Me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësire. Dokle: I vetmi që ika me dorëheqje

20 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jozefina Topalli dhe Namik Dokle në 100 vjetorin e Parlametarizmit nuk e fshehin trishtimin për nivelin dhe cilësinë e përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë sot.

“Sigurisht që është për tu fshirë nga kujtesa që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi apo nga pala tjetër që janë më shumë klloun sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësirë politike aktuale të zhytur në korrupsiom dhe papërgjegjshmëri”, thotë Topalli.

“Nga një legjislaturë në tjetrën sikur ka rënë nivel kulturor i Parlamentit. Pra ka më shumë sharje, sesa kulturë. Ka më shumë grindje sesa argumente dhe kjo për mendimin tim është një nga të metat e këtij Parlamenti. Duhet menduar për të ngritur nivelin kulturor”, thotë Dokle.

Jo vetëm legjislaturën më të dobët, por edhe më të mirën se kanë vështirë ta kujtojnë.

“E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendit kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamenti janë të pashmangshme unë s’dua të kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër. Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar”, thotë më tej Topalli.

“Është e vështirë ta përcaktosh dhe varet nga këndvështrimi i atij që bën përcaktimin, por unë si politikan kënaqësinë më të madhe pune e kam ndjerë në legjislaturën 92-96 . Më vjen ndërmend se ndofta në atë kohë unë kam drejtuar grupin parlamentar të opozitës socialiste që e solli PS në pushtët për herë të parë”, shprehet Dokle.

Në këtë përvjetor jubilar Parlamenti nuk e gëzon përbërjen e tij të plotë prej 140 deputetësh për shkak të krizës politikës. Zgjidhjen e shohin në mënyra të ndryshme.

“Ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë 100 vjeçare të Parlamentit. Opozita ka dezertuar detyrën e saj misionin e saj për t’ju kundërvënë qeverisë. Zgjidhja është largimi i 4 personazheve që mbajnë peng vendin. Palët lëvizin në dy shina kryesore në pazare dhe shantazhe. Kanë një emërues të përbashkët paranë”, shprehet Topalli.

“Shiko se thonë se trimëria pas lufte dhe urtësia pas Kuvendi nuk vlejnë. Këshilla ime do kishte qenë para se të merrej ai vendim që u mor. Një vendim krejtësisht absurd, braktisja e Parlamentit”, tha Dokle.

Dy ish kryeparlamentarët janë larguar me mënyra të ndryshme nga jeta politike. Por, a e mendojnë rikthimin? Ndryshe nga ish kolegu i saj Jozefina Topalli nuk është indiferente.

“Nuk kam qene asnjëherë indiferente ndaj zhvillimeve të vendit tonë. Po kam një bindje të brendshme që diçka duhet bërë. Duhet një lëvizje për të ndryshuar dhe është e mundshme dhe shqiptarët mund ta bëjnë dhe mbi të gjitha mund ta bëjnë të rinjtë”, shprehet Topalli.

“Jo jo jo. Nuk më mungon Parlamenti. Jam i vetmi kryetar që jam larguar duke dhënë dorëheqjen. Ka ndodhur nëvitin 2002. Në momentin kur u krijua konflikti institucional midis parlamentit dhe gjykatës Kushtetuese unë si kryetar dhashë dorëheqjen për t’i hapur rrugë zgjidhjes së këtij ngërçi institutional. Dhe unë mendoj se kam bërë veprim të drejtë”, thotë Dokle.

E hëna shënon edhe 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, ku për herë të parë u krijua senati që do njihej më pas si Kuvendi i Shqipërisë. /TCH

Paraardhëse

Sociologu i njohur jep alarmin: Fenomeni i “flokëve të thinjura” pasohet nga këto dy faktorë të rëndësishëm

Pasardhëse

Hidrocentralet në vend, ministrja Balluku jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Pasardhëse

Hidrocentralet në vend, ministrja Balluku jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.