• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pushimi i çështjes së Lulzim Bashës, Erion Braçe: E pranoi lobimin në SHBA, por gjykata ia shpalli fjalën të papërdorshme

19 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pushimi i çështjes së lotimeve të PD nga Prokuroria e Tiranës ka ndezur politikën në vend. Zëvendëskryeministri Erion Braçe, reagoi dje pas pushimit nga gjykata të çështjes së lobimit të PD-së në SHBA. Braçe u shpreh se nuk ka gjë më të rëndë për një politikan se sa një gjykatës ta shpallë fjalën e tij të papërdorshme.

“Për ta shfajësuar nga një akuzë e rëndë, gjykatësi i tij ka shpallur dëshmitë e tij, fjalën e Lulzim Bashës domethënë, të papërdorshme. Si mund të besohet ky njeri kur flet, pasi gjykatësi e shpall të papërdorshëm? Bëhet fjalë për këtë deklaratë në video ku: Lulzim Basha pranon me zë e figurë, publikisht se Nik Muzin, partneri i tij, ka marrë 500 mijë dollarë nga PD përmes fondeve të mbledhura nga shqiptarë të PD-së në Amerikë. Shiheni si betohet! Shihni sa i sigurt është për faktin dhe ligjshmërinë e tij në Amerikë”, tha Braçe.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, zëvendëskryeministri ka shpërndarë një video të kryedemokratit Basha, kur ka folur në një studio televizive. Po ashtu Braçe tha se gjykatësi i Bashës thotë në vendim që Nik Muzin nuk i ka marrë këto para.

“Lulzim Basha ka folur para se të flasë gjykatësi. Ndaj gjykatësi, në bazë të alibisë së avokatit të Lulzim Bashës, “nuk kemi paguar para për Nik Muzin”, shpall të papërdorshëm Lulzim Bashën. Pra, Lulzim Basha pranon botërisht se Nik Muzin ka marrë para nga shqiptarët e PD-së në Amerikë, gjykatësi i tij thotë se dëshmia e tij është e papërdorshme sepse se ka pyetur kush e ka folur pa leje”, ka deklaruar Braçe.

Mes të tjerash, në reagimin e tij sa i takon dosjes së Bashës për lobimin rus, zëvendëskryeministri tha se ky sistem duhet goditur. Braçe u shpreh se kjo gjë duhet bërë sa më shpejt.

“Kam që dje kur lexova vendimin që qesh me lot! Si mundet njeriu politikan të katandiset deri këtu, të delegjitimohet sa të pranoj të jetë i papërdorshëm? Si mundet njeriu gjykatës të katandiset deri këtu sa të vendosë që atë që ti thua, dëshmon, betohesh mbi të, të refuzojë ta marrë parasysh?! Ky nuk është sistem drejtësie. Ky është llum! Unë qesh, ti e ne gjithashtu, por ky llum po thellon pabarazinë para ligjit në këtë vend. E bën për politikanë nga të cilët është emëruar, fiton imunitet përmes tyre dhe, e bën edhe për kriminelë pastaj! Duhet goditur ky sistem! Pa as më të voglën brerje ndërgjegjeje, zero”, tha Braçe.

Paraardhëse

Në këtë orë nuk duhet t’a pini kafen asnjëherë

Pasardhëse

Moti merr kthesë, shikoni si parashikohet të jetë për ditën e sotme

Pasardhëse

Moti merr kthesë, shikoni si parashikohet të jetë për ditën e sotme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.