• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Eni Çobanit s’i ikën inati me Agron Llakajn, i vendos afat për sqarime ose shihemi në gjyq

18 January, 2020
në Rozë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Raporti i juristes së njohur të “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, me aktorin e humorit, Agron Llakaj, nuk ka qenë i mirë për disa vite me radhë.

Në show-n e humorit “Al Pazar”, që transmetohet në “Vizion Plus”, Agron Llakaj ka pasur një pjesë të titulluar “Në gjyq me Lirën”, ku u fol se imitonte juristen, inspiruar nga rubrika e saj në programin “E diela shqiptare”, të titulluar “Shihemi në gjyq”.

Çobani nuk e fshehu dot indinjatën dhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj këtij imitimi, i cili, siç thotë ajo, i ka shpërfytyruar figurën e saj. Teksa ishte e ftuar në një emision televiziv, Eni deklaroi se do ta hidhte në gjyq.

Megjithatë, kohë më vonë ajo ndryshoi qëndrim dhe gjyqi nuk u bë asnjëherë. Historia nuk vazhdoi më tej, por këtë javë është rikthyer debati në distancë i Enit me Llakajn gjatë emisionit “Rudina”. E ftuar në emision, Eni Çobani u vu përballë një loje me emoji, në të cilën duhej të komentonte fotot që dilnin në ekran.

Një prej tyre ishte edhe fotoja e Agron Llakajt. Sapo e pa foton, Eni u shpreh se nuk do flasë shumë për të, veçse kërkon nga ai një shpjegim.

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë, të suksesshëm dhe me lumturi! Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-ën ndoshta më vjen një shpjegim”, u shpreh juristja.

Kujtojmë që dy vite më parë, Agron Llakaj e sulmoi fort Eni Çobanin dhe rubrikën e saj të së dielës, “Shihemi në gjyq”. Pasi në emisionin e tij në “Vizion Plus”, “Al Pazar”, Llakaj ishte inspiruar nga zonja Eni për personazhin e Lirës, kjo e fundit u shpreh: “Agron Llakaj ushqehet me mua”.

Pikërisht kjo shprehje e ka revoltuar Llakajn, që gjatë një interviste në “Nrg Radio” ia ktheu: “Në qoftë se ka një pjesë banale tek Ardit Gjebrea, është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë, unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet.”

Po gjatë së njëjtës intervistë, Llakaj tregonte se Lira e spektaklit të tij nuk është një kopjim fjalë për fjalë i Eni Çobanit: “Ai personazh nuk është Eni Çobani. Po të ishte Eni, do t’ia vendosja emrin Eni Çobani, s’do t’ia vendosja Lira. Ajo është përzgjedhje marrë nga ekrane të ndryshme, duke marrë pak nga një personazh, pak nga një tjetër dhe është krijuar një personazh si Lira”, tha ai pasi e quajti “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit një banalitet.

Ky reagim i Llakajt erdhi si përgjigje pas deklaratës se Enit, se ishte ndierë e fyer nga ky imitim. Por edhe pse u tha se Eni dhe Agroni kishin bërë paqe, më pas u vërtetua se nuk ishte kështu.

Juristja ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Treshat” dhe gjatë intervistës Bora Zemani e pyeti nëse Agron Llakaj e bën të qeshë. “Jo”, u përgjigj Eni prerë. /Panoramaplus

Paraardhëse

Shpëtim Idrizi: Rama bëri tregti me Çamërinë

Pasardhëse

Keni plane për nesër? Ja çfarë surprizash rezervon moti të dielën

Pasardhëse

Keni plane për nesër? Ja çfarë surprizash rezervon moti të dielën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.