• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Media angleze: Si e shfrytëzojnë pasanikët me super jahte Shqipërinë, si parajsë fitimi (FOTO)

17 January, 2020
në Aktualitet
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptarët aktualisht janë konsumatorët që paguajnë çmimin më të lartë në Europë (sipas të ardhurave për frymë) ndoshta në botë, për karburantin. Por ndërsa ndodh kështu me qytetarët shqiptarë, qeveria tregohet bujare deri në ekstrem me pasanikët e huaj.

Pikërisht për këtë parajsë karburanti për miliarderët ka shkruar së fundmi media angleze e specializuar “SuperYachtNews”. Sipas saj Shqipëria tashmë është bërë si një vend gjerësisht i njohur dhe i preferuar për komunitetin e jahteve luksoze, por jo domosdoshmërish si një destinacion turistik në vetvete.

Media angleze zbulon se pasanikët me mjetet e tyre të lundrimit duke ndaluar në Shqipëri për të marrë karburant pa taksa, ( me anije private ashtu edhe tregtare-krocere), kursejnë rreth 50% të parave që do të paguanin në një furnizim të zakonshëm në çdo shtet tjetër. Sipas autorit të shkrimit kjo lehtësi po bën që super jahtet, gjithnjë e më shumë të ndalojnë në brigjet shqiptare. Por jo për qëllime turistike dhe për të shpenzuar, por përkundrazi për të fituar miliona nga lehtësitë `absurde` që ka vendosur qeveria për ata.

Sipas Chris Peacock, menaxher i zonës për ishujt Jon dhe Shqipërinë në G&K Yachting, e vetmja pengesë e mundshme që paraqitet në Shqipëri për këtë biznes fitimprurës për pasanikët me mjete luksi, për momentin është mungesa e një infrastrukturë specifike për jahtet luksoze në Shqipëri.

Por sidoqoftë, sipas Peacock, qeveria po shqyrton mbi 15 projekte marine (porte), duke filluar nga ata për varkat e vogla dhe deri për jahtet e mëdha luksoze të huaja dhe vendase. Në artikull thuhet se tetë prej tyre tashmë janë miratuar, më e rëndësishmja nga të cilat është zhvillimi i Porto Albania në Gadishullin Kalaja e Turrës.

Por e kundërta e kësaj parajse për miliarderët e huaj që vijën e furnizojnë super jahtet e tyre në Shqipëri është realiteti, për konsumatorët “e shkretë” shqiptarë të karburantit.

Qeveria mban në fuqi një akciza të naftës, e cila takson me 35 lekë (të reja) çdo litër naftë që përdorin madje edhe ambulancat që shërbejnë për të transportuar të sëmurët. Qeveria Rama ju fal miliona milionerëve për mjetet e tyre të luksit, por nuk fal fermerët shqiptarë të cilët duhet të paguajnë 35 lekë të reja për çdo litër naftë që përdorin, për mjetet e tyre për të prodhuar. Njësoj funksionon për shqiptarët për çdo litër naftë që përdoret, për ngrohje apo transport, nga të pasur dhe të varfër.

Pra qeveria shqiptare naftën për miliarderët që kanë jahte e shet me akcizë zero, kurse për shqiptarët e çon në çmimin më të lartë jo vetëm në rajon por edhe në Europë.

Një super jaht nga ata për të cilët flet media angleze dhe që kur mbërrijnë në Sarandë i hedh në FB edhe kryeministri Rama, nëse do të furnizohej në Malin e Zi do të paguante të paktën 50 deri në 100 mijë euro më shumë, vetëm për një mbushje.

Prandaj edhe media angleze në shkrimin e mësipërm e cilëson vendin tonë një parajsë për pasanikët, që nuk vijnë këtu për turizëm siç e justifikon Rama këtë “nder” që ju bën, por thjesht për tu furnizuar më lirë se kudo në botë dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin nëpër Mesdhe; Itali, Kroaci, Greqi, Qipro, Spanjë etj, duke lënë madje në ujërat tona edhe ndotje të mëdha.

Kështu Shqipëria është i vetmi vend në botë që takson të sëmurët, bukën që prodhohet në furra, traktorët e fermerëve etj, por jo luksin e miliarderëve. Shumica e jahteve mund të marrin, deri në 100 mijë litra karburant me një mbushje. Pra sa herë që një miliarder vjen e furnizon jahtin me karburant në Shqipëri, qeveria jonë i fal atij 30 mijë euro, të cilat në fakt janë paratë e popullit më të varfër në Europë, i cili nga ana tjetër ble karburantin më të shtrenjtë.

FOTO:

Paraardhëse

“Këtë e di dhe Rama”, trondit Gazment Bardhi: Po përgatitet lirimi nga burgu i një tjetër ‘bosi’

Pasardhëse

U rindërtua nga këngëtarja Rita Ora, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re

Pasardhëse

U rindërtua nga këngëtarja Rita Ora, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.