• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ky është dënimi që mund të marrë Ramush Haradinaj nga padia e Edi Ramës

17 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Përkundër takimeve zyrtare, që shpeshherë i ikën, tanimë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të takohen në ambient më ndryshe, duke përjashtuar pozitat e tyre zyrtare.

Kjo pasi që Rama ka nisur një rrugë ligjore kundër Haradinajt.

Përmes një padie të dërguar dje nga Edi Rama në Gjykatën Themelore në Prishtinë, thuhet se Haradinaj po akuzohet për shpifje ndaj homologut të tij nga Shqipëria, andaj si rrjedhojë, Rama ka kërkuar edhe kompensim të dëmit.

Sipas padisë, Haradinaj në disa debate televizive, e kishte quajtur Edi Ramën, si tradhëtarë dhe duke e bërë atë si mbështetës të idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Kjo si duket nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, pasi që i njëjti dje është detyrar që të ngre padi ndaj këtyre deklaratave.

Sipas padisë, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme.

Në bazë të ligjit për shpifje dhe fyerje në Kosovë, barra e provës për të dëshmuar ekziston tek paditësi, ku në këtë rast Edi Rama obligohet që të dërgojë prova në gjykatë të cilat do të dëshmonin se Haradinaj ka shpifur ose jo në drejtim të Ramës.

Njohësi i çështjeve juridike, Anton Ndrecaj, thotë për IndeksOnline se për ta argumentuar padinë e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duhet ti dërgojë gjykatës prova mbi akuzat.

“Ligji parasheh, veprimet e personit i cili padit një person tjetër për shpifje, ai duhet ta argumentojë barrën e provave, si e kami pa që thelbi kryesor i padisë është akuza e Ramushit që e ka bërë Edi Rama për atë pjesën e shkëmbimit të territorëve, për me argumentu padinë e tij ai duhet me i ofru gjykatës dëshmi, se nuk është ai tradhëtari siç thuhet se ka thënë Haradinaj”.

Por, nëse gjykata përmes vendimit të saj, bazuar në argumentet që i ka dërguar pala paditëse, vërteton që akuzat e njejta janë të vërteta dhe qëndrojnë, Haradinaj mund të dënohet me gjobë apo deri në 3 vjet burg.

Avokati Ndrecaj thotë, se në të kundërtën nëse gjykata vërteton se akuzat mbi Haradinajn janë të paargumentura apo të pavërteta, at’herë, Haradinajt i happen rrugët që ta padisë homologun e tij, Edi Ramën, për dëmtin të imazhit.

“Nëse vërtetohet se padia e Ramës është e argumentuar dhe qëndron, Haradinaj mund të dënohet me 3 vjet burg, apo edhe me gjobë pra me të holla, vetëm se masën nuk e di. Por nëse ato për çka Edi Rama e ka paditur Ramush Haradinajn, rezultojnë të pavërteta, at’herë lënda bie poshtë dhe Haradinajt i hapën rrugët për ta paditur Edi Ramën për dëmtim të imazhit”, – tha Ndrecaj.

Tutje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje përmes një shkrimi në “facebook”, i’u kundërpërgjigj Ramës, duke i thënë se kjo padi është e pabazuar dhe se ai është i gatshëm të i dalë me një përgjigje në padi.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, është shprehur Haradinaj.

Paraardhëse

Sa paguhen vërtet punëtorët në Gjermani?

Pasardhëse

“Këtë e di dhe Rama”, trondit Gazment Bardhi: Po përgatitet lirimi nga burgu i një tjetër ‘bosi’

Pasardhëse

“Këtë e di dhe Rama”, trondit Gazment Bardhi: Po përgatitet lirimi nga burgu i një tjetër ‘bosi’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.