• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plasin debatet në PD, Basha i kërkon bazës të përgatitet për zgjedhje në tetor, disa krerë degësh propozojnë protestë më 20 shkurt

16 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ulja në tryezën e dialogut ka përplasur dje kryedemokratin Lulzim Basha me krerët e degëve të Partisë Demokratike. Dje Basha zhvilloi një sërë takimesh në selinë blu, ku fillimisht është takuar me Kolegjin e Kryetarëve, ndërsa më pas është takuar me Kryesinë dhe ish-deputetët demokratë. Gazeta ka mësuar detaje nga ky takim, i cili është karakterizuar nga debatet. Sipas informacioneve, lideri demokrat u ka kërkuar kryetarëve demokratë në rrethe që të bëjnë gati strukturat për zgjedhje të parakohshme, një nga kërkesat që ka parashtruar prej kohësh opozita. Në këtë pikë, mësohet se shefi i selisë ka porositur të vetët që të ulin euforizimin dhe të nisin takimet me qytetarët, pasi sipas tij, një ere e re po fryn mbi politikën shqiptare.

Po ashtu, mësohet se Basha iu ka dhënë garanci vartësve të vetë që në vjeshtë të këtij viti vendi do të shkojë në dy palë zgjedhje, sikundër janë ato vendore dhe të parakohshme, ndërsa ka siguruar gjithashtu të vetët se ulja në tryezën e dialogut me mazhorancën sa i takon reformës zgjedhore është në dobi të PD-së, pasi sipas tij, kjo forcë politike nuk do dalë e humbur nga kjo marrëveshje. Ndërkohë, të njëjtat burime i pohuan gazetës se të njëjtën porosi lideri demokrat ua ka komunikuar më herët gjatë ditës së djeshme të gjitha strukturave të Partisë Demokratike, duke u shprehur se në tetor do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se PD do të dalë forcë fituese.

Krerët e degëve propozojnë protestë më 20 shkurt

Por entuziazmi i kryedemokrati Lulzim Basha duket se është sfumuar nga krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe. Burime nga mbledhja i pohuan gazetës se gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve disa krerë degësh i kanë kërkuar Bashës që të rinisin protestat në muajin shkurt, kërkesë për të cilin deri më tani nuk ka pasur asnjë vendimmarrje nga ana e selisë blu. Mësohet se kryetarët e PD-së kanë kërkuar që në 20 ose 22 shkurt të mbahej një protestë simbolike, duke kujtuar kështu rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha 29 vite më parë dhe vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Në këtë pikë, mësohet se lideri demokrat nuk iu ka dhënë përgjigje vartësve të vetë, sa i takon kërkesë së artikuluar prej tyre, duke qenë se protestat për të kanë kaluar në plan të dytë dhe se Partia Demokratike tani duhet të nisë përgatitjet për zgjedhje dhe se nuk ka kohë për të humbur. Megjithatë, mësohet se Basha është shprehur se vendimi për protestat do të vendoset nga takimi që do të zhvillonte më pas me Kryesinë dhe ish-deputetët. Por edhe në këto dy takime, gazeta ka mësuar se nuk është marrë asnjë lloj vendimi për protestat, duke lënë kështu pa përgjigje krerët e degëve që artikuluan këtë kërkesë.

PD përgatitet për zgjedhje, pritet spastrim në lista

Interesant është fakti se paralelisht me ndezjen e motorëve dhe përgatitjeve për zgjedhje të parakohshme, gazeta ka mësuar se shumë ish-deputetë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, nuk janë më të preferuarit e Bashës. Sipas informacioneve, mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur para disa prej bashkëpunëtorëve të vetë se Partia Demokratike do të ketë një fytyrë të re në Parlamentin e ardhshëm, deklaratë kjo që lë të nënkuptohet që pjesa më e madhe e ish-deputetëve nuk do të kandidohen më. Në këtë pikë, mësohet se lideri demokrat ka dhënë sinjale se pritet të spastrojë listat e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë, po dje Basha zhvilloi një mbledhje edhe me Kryesinë e Partisë, ish-deputetët dhe aleatët, në fokus të së cilave kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe reforma zgjedhore. Madje, të njëjtat burime nga selia blu i pohuan gazetës se gjatë takimit që shefi i demokratëve ka zhvilluar me aleatët e PD, ka garantuar këta të fundit se ata do të kenë akses në reformën zgjedhore, ndërsa ka kërkuar nga ana që të bëjnë propozimet e tyre për Këshillin Politik, pasi në të do të kenë nga një përfaqësues të gjitha paritet e frontit opozitar.

Paraardhëse

Edi Rama padit në gjykatë Ramush Haradinajn për akuzat e shitjes së territorit të Kosovës, ja detajet

Pasardhëse

Temperaturat ulen ndjeshëm, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Pasardhëse

Temperaturat ulen ndjeshëm, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.