• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’, deputeti socialist zbulon hapur se kur do të mbahen zgjedhjet e radhës

15 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti teksa po fliste për arritjen e marrëveshjes me opozitën për reformën zgjedhore, tha për “FaxNews” se tani është momenti që palët të mos ndahen më me qëllim që Shqipëria të marrë një “Po” për hapjen e negociatave. Ai theksoi se zgjedhjet e radhës do të mbahen në vitin 2021.

“Nuk është koha që të marrim meritat apo të themi kush fitoi apo kush humbi. Nga ajo marrëveshje fituan shqiptarët. Në 2017 shqiptarët i besuan kryeministrit Edi Rama drejtimin e vendit. Këtë drejtim ne do ta mbajmë deri në qershor të 2021 kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Ne kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, kemi zbatuar Kushtetutën. Qeveria socialiste ka bërë më të mirat. Do të doja shumë që përmes tryezës palët të jenë gjithmonë bashkë, të bëhen bashkë për të mirën e Shqipërisë me qëllim që në Samitin e Zagrebit të marrim dritën jeshile për hapjen e negociatave bashkë me Maqedoninë e Veriut.

Ftesa e kryeministrit Rama ka qenë e përsëritur më shumë se një herë. Nuk ka patur asnjë kusht. E rëndësishme është që kemi një produkt të tillë, të tjerat më pas nuk kanë shumë rëndësi. Është e rëndësishmne që palët janë ulur në tryezë dhe do të analizojmë me vëmendje çdo çështje”, u shpreh Adnor Shameti.

Ai foli edhe për kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshim të sistemit zgjedhor. Shameti deklaroi se mazhoranca është e hapur për ta diskutuar diçka të tillë, por nënvizoi se ndërkombëtarët nuk e kanë vënë një kusht të tillë.

“Në asnjë rast ndërkombëtarët nuk kanë rekomanduar ndryshim të sistemit zgjedhor. Por sot ne zyrtarisht kemi një kërkesë nga një grup deputetësh të opozitës parlamentare që e kanë paraqitur si kërkesë dhe do të trajtohet në komisionin e reformës zgjedhore.

Nuk ka një sistem të paracaktuar që të thuash që ky është i mirë. Ne jemi të hapur të diskutojmë të gjitha çështjet që të bëjmë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Ne në tavolinë do të shikojmë dhe do të bëjmë balancën e të gjithë elementëve”, tha Shameti.

Paraardhëse

Protesta në fund të Shkurtit? Basha nuk ndalet, bën një tjetër lëvizje

Pasardhëse

Artan Fuga bën deklaratën e papritur: Zgjedhjet janë në favor të Ramës, hapi më i zgjuar do të ishte shpërndarja e parlamentit

Pasardhëse

Artan Fuga bën deklaratën e papritur: Zgjedhjet janë në favor të Ramës, hapi më i zgjuar do të ishte shpërndarja e parlamentit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.