• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“As kryeministri Rama nuk e di këtë”, deklarata e papritur e Ylli Manjanit

15 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u shpreh se as kryeministri Rama nuk e di nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, nuk e di askush. Sipas tij të vetmen gjë që Edi Rama mendon është si të përsërisë edhe njëherë zgjedhjet lokale.

Ylli Manjani shkruan:

A do ketë zgjedhje të parakohshme politike këtë vit?

Kjo pyetje e ditës nuk besoj se ka një përgjigje të qartë. Pavarësisht deklarimeve të llogoreve politike, jam i bindur që përgjigjen e kësaj pyetje nuk e di askush.

As vetë Rama, njeriu që ka në dorë ekskluzivisht çuarjen e vendit në zgjedhje, nuk e di do ketë apo jo zgjedhje parlamentare këtë vit. As kur thotë që “ska zgjedhje”, prap nuk e di këtë gjë.

E gjithë kjo “padijeni” vjen nga fakti që politika në tërësi ka humbur lidhjen me arësyen dhe realitetin. Arsyeja dhe realiteti kanë të paktën një vit që ulërasin për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Humbja e parlamentit pluralist, mbajta e zgjedhjeve moniste, humbja e rrugës Europiane, skandalet e jashtzakonshme dhe në tërësi mungesa e qeverisjes së drejtë ishin arsye të forta për të ftuar popullin të rivlerësonte politikisht situatën nëpërmjet zgjedhjeve.

Por, për fat të keq, këto arsye nuk mjaftuan për të bindur vendimmarrësin Edi Rama të çonte vendin në zgjedhje.

Sot këto arsye janë ende prezente, por disi më të dobëta, ose më mirë të themi më pak kërcënuese për qeverinë e cila ka në dorë çdo gjë. Opozita, e cila përceptohet si e pamundur ta rrëzojë qeverinë, ndihmon në zbehjen e këtyre shkaqeve ulëritëse për zgjedhje.

Ndaj llogjika të fton të mendosh që qeveria nuk ka përse të “shqetësohet” për demokracinë, nëse arsyet themelore që renditëm më lart zbehen.

Përshtypja ime është se i vetmi problem real që udhëheqësi ndjen çdo ditë është “varri i hapur” i pushtetit lokal, të cilin e sundoi vjet pa zgjedhje, por që sot realisht e ka kosto politike.

Jo vetëm ato bashki që mbeten pa kryetar e që do mbesin pa të tillë për shkak të dekriminalizimit, por edhe aty ku ka kryetar e këshilla bashkie monopartiake i janë bërë kosto.

Marrëdhëniet e tensionuara me Presidentin nuk e lejojnë që as formalisht të bëjë zgjedhje të pjesshme lokale. Kjo sigurisht ja shton koston elektorale.

Ndaj them që të vetmen gjë që Edi Rama mendon është si të përsërisë edhe njëherë zgjedhjet lokale, tashmë me opozitën që e “lumturoi” me reformën zgjedhore…

Ai ka nevojë ta ndajë koston e pushtetit lokal me opozitën para se të hyjë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Në dukje kjo mund të ngjajë si rikthim i demokracisë apo si tolerancë politike, por në fakt nevoja e qeverisë për ta ndarë koston e tmerrshme të sundimit të pushtetit vendor është e madhe.

Qofsha i gabuar por maksimumi që mund të ofrojë Edi Rama si zgjidhje politike këtë vit është ribërja e zgjedhjeve lokale. Këto zgjedhje do ishin edhe një test real për zgjedhjet parlamentare të programuara vitin që vjen.

Megjithatë, çdo gjë ka një kufi dhe ndoshta ky kufi mund të rivendoset në rrethana rastësore, krejt të momentit dhe mund ti krijojnë përshtypjen e mbajtjes së zgjedhjeve politike.

Nuk e di!
Është e vështirë ta dish!
As vetë i zoti i punës nuk e di ende, se çfarë mund të jenë ato rrethana rastësore që mund ta bëjnë të vendosë për zgjedhje të parakohshme.

Sidoqoftë Ai e ka filluar fushatën që kur ra tërmeti…

Paraardhëse

Messi: Sfidat ndaj Realit ishin më të bukura kur ishte Ronaldo

Pasardhëse

‘Kryqëzohet’ si asnjëherë më parë, kërkohet urgjentisht dorëheqja e Lulzim Bashës

Pasardhëse

'Kryqëzohet' si asnjëherë më parë, kërkohet urgjentisht dorëheqja e Lulzim Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.