• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Meta i ktheu Kuvendit ‘Anti- Shpifjen’, vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike: Ju tregojmë planin e Ramës

13 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta, ashtu sikur pritej dhe kishte paralajmëruar ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje”. Kreu i shtetit thotë se ligji i miratuar shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik. “Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit”. Sipas Ilir Metës, paketa e miratuar është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu ai thekson se “shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi në një deklaratë për shtyp nga selia e PD tha se Rama do që të kalojë me nxitim paketën Anti- shpifje për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes, por PD do e anulojë menjëherë sapo t’i besohet qeveria.

Vokshi tha:

“Kthimi i dy ligjeve të censurës së medias online nga Presidenti i Republikës, është një hap i duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Ky është një vendim i drejtë, që, një kryeministër normal do ta shikonte si mundësi për t’i tërhequr ligjet antidemokratike. Por të gjithë e dimë mirë, se Edi Rama nuk ka për ta bërë këtë. Ai e ka sot jetike mbylljen e gojës së mediave, sidomos ato kritike online. Misioni i Edi Ramës është të censurojë të vërtetën e keqqeverisjes së tij dhe bashkëdrejtimin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Edi Rama e ka sot jetike te fshehë të vërtetën e një krize të rëndë ekonomike, që ka përfshirë vendin, të vërteten për mijëra familje që janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, pa ilaçe e pa vakte të plota për fëmijët e tyre. Sot, kur duhet të dalin para drejtësisë zyrtarë të kësaj qeverie përgjegjës për 24 jetët e humbura në Thumanë, Edi Rama e ka domosdoshmëri të fshehë të çdo gjurme të krimit shtetëror, duke censuruar median. Edi Ramës i duhet censura ndërsa po përgatit vjedhjen e rradhës, këtë herë përmes koncesioneve e tenderave mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Në kohën kur njeri pas tjetrit po faktohen me të shkuar kriminale personat e emëruar prej Edi Ramës në krye të Bashkive, ai e ka domosdoshmëri censurën me ligj të mediave. Sot kur drejtësia duhet të veprojë për të dënuar zyrtarët e përfshirë në blerje votash, lidhjet me krimin, që janë kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave, Edi Ramës i duhet një mekanizëm ndëshkimi për këdo që thotë të vërtetën. Në kohën kur i duhet të përmbushë detyrimet e Bundestagut për hapjen e negociatave, duke nisur me reformën zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, Ramës i duhet vetëm propaganda e tij dhe heshtja e çdo ujt që thotë të vërtetën për aferat korruptive apo lidhjet e qeverisë më krimin.

Për këto e shumë afera të tjera që rëndojnë mbi këtë qeveri, Edi Rama do të kërkojë ta miratojë me shpejtësi dhe pa asnjë ndryshim këtë ligj të kthyer nga Presidenti. Asnjë ligj censure nuk do të arrijë të fshehë të vërtetat e korrupsionit, krimit, varfërisë dhe mjerimit që ka mbërthyer Shqipërinë. Partia Demokratike i konsideron këto dy ligje si antikushtetues, që shkelin konventat ndërkombëtare, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim. Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratike angazhohet për të anulluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin”.

Paraardhëse

“Koha për të reflektuar”, Meta i përgjigjet ‘flakë për flakë’ PS dhe i dërgon mesazhin e fortë Ramës

Pasardhëse

Njihuni me fshatin në Shqipëri ku banorët refuzojnë të flasin gjuhën shqipe (VIDEO)

Pasardhëse

Njihuni me fshatin në Shqipëri ku banorët refuzojnë të flasin gjuhën shqipe (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.