• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Motra pas 24 vitesh i shpreh pendesë vëllait: Unë e dija që kishte lekë dhe i rashë në qafë

13 January, 2020
në Shqip+
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zonja Besnike, prej 24 vitesh mban një peng brenda vetes. Ajo ka zgjedhur programin “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për të falenderuar vëllain për borxhin që ai i dha, në mënyrë që ajo dhe familja e saj të blinin një shtëpi.

Rrëfimi i saj në studio është shoqëruar me emocione të mëdha. Ajo ka treguar vështirësitë ekonomike që familja e saj është përballur, por edhe sesi komposimi që prisnin të merrnin nga toka që burri kishte, nuk erdhi kurrë.

Besnike: Unë kam ardhur për një mesazh falenderimi për vëllain tim që quhet Skënder Xhepa. Dua ta falenderoj për një gjë që ka bërë për mua sot dhe 24 vjet para. Para 24 viteve kur ishin firmat piramidale ku gjithë njerëzit shkonin për ti çuar lekët, për ti dyfishuar, si ta them unë të gjitha.

Ardit Gjebrea: Lëre mos na kujto se kemi lënë ndonjë lekë aty.

Besnike: Ai i kishte dy lekë se punonte vetë marangoz, kishte punësuar bile dhe vëllain tim të voglin aty. Unë i kërkova atij borxh sepse doja të blija një shtëpi, sepse ne jetonim me vjehrrën, unë me dy gocat dhe bashkëshortin tim dhe vjehrra kishte dhe dy çuna të tjerë. Ishim shumë ngushtë me shtëpi dhe vjehrra s’kishte çfarë na bënte sepse dhe asaj i kishte vdekur burri dhe ishin shumë kështu. Edhe unë tani e dija se vëllai kishte dy lekë dhe menjëherë i rashë në qafë vëllait. Thashë të ble një shtëpi aty afër vjehrrës, se kishim dhe probleme familjare. Aty kisha një shtëpi që më pëlqente shumë dhe i them vëllait: Dua të ble këtë shtëpinë sepse më pëlqen. Ai më tha prit njëherë, ti çoj lekët në firmë të bëhen edhe për ty, edhe për mua dhe pastaj ta blejmë edhe këtë shtëpinë. Por atë shtëpinë që doja ta bleja unë, ajo tha e kam në pazar dhe do ta shes, di unë kështu.

Ardit Gjebrea: U trembe ti?

Besnike: Unë u tremba dhe i thashë vëllait kshu kshu. Ai u mendua njëherë, më pa drejt dhe në sy dhe më tha: Mirë unë nuk do i shtoj lekët. Edhe lekët që kishte mi solli mua dy herë. Njëherë dy milionë dhe njëherë dy milionë të tjera. Se aq kishte ai.

Ardit Gjebrea: 4 milionë?

Besnike: 4 milionë. Shtëpia kushtoi 5 milion e gjysmë faktikisht. Një milion i futi babai dhe nëna ime, edhe me vëllain e vogël që jetonte me babin dhe nënën.

Ardit Gjebrea: Qartë!

Besnike: Pastaj 500 mijë lekë m’i futi motra e dytë, burri i motrës dhe atë e falenderoj. Dhe u bënë lekët, i çuam lekët e shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Tani si do ja laje vëllait këto para ti? Kishe ndonjë plan?

Besnike: Do ja laja kështu, se burri im vjen nga Bovilla, si origjinë. Ata tani i shpërnguli shteti, Bovillën dhe i solli këtu në institut sepse do bëhej liqeni i Bovillës atje. Dhe vjehrra mendonte, e shkreta si për të rregulluar neve, çunat të gjithë dhe vetë ajo. Vjehrri se ka vdekur ai, kishte pjesën e tokës së vetë atje që do kompesohej nga shteti. Edhe ne menduam, se këta në fakt kishin ikur kohë më përpara dhe ne menduam se të gjithë që kishin ikur bënë letrat për të bërë kompesimin e tokës së vet atje. Edhe ne me këtë ide, kështu i thashë vëllait unë: Kur të marrë lekët atje, unë do ti jap lekët ty. Edhe ai i shkreti i besoi këtë gjë dhe m’i dha dhe si motër ai, se unë kurrë s’ja ktheva ato lekë atij. Ne menduam që njerëzit që burri kishte atje, do na shkruanin emrat, siç morën të gjithë. Se të gjithë morën, edhe ata që kishin ikur më përpara se neve, e morën pjesën e kompesimit, kurse neve nuk e morëm kurrë. Nuk e di si u bë ajo gjë nga të afërmit e burrit.

Paraardhëse

Meta nuk dekreton paketën anti-shpifje! Vjen reagimi i fortë nga “Reporterët pa Kufij”: Ju tregojmë qëllimin e Ramës

Pasardhëse

Fitoi 184 milionë franga në lotari, nuk do ta besoni se çfarë pune zgjodhi të bëjë kjo grua pas kësaj

Pasardhëse

Fitoi 184 milionë franga në lotari, nuk do ta besoni se çfarë pune zgjodhi të bëjë kjo grua pas kësaj

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.